Zharku nuk u arrestua nga Specialja, kjo është arsyeja e vërtetë

Zharku nuk u arrestua nga Specialja, kjo është arsyeja e vërtetë

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar dje nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, shkruan Periskopi. Zharku i cili kishte edhe më herët probleme me drejtësinë, u arrestua në aeroportin e Prishtinës, derisa po planifikonte të udhëtonte  jashtë vendit. Arrestimin e Xhabir Zharkut katër vite më parë e kishte kërkuar […]

Arrestimin e Xhabir Zharkut katër vite më parë e kishte kërkuar në njëfarë forme edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, por këtë e kishte thënë duke kërkuar nga Gjykata Speciale që të merret me rastin e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Ajo në RTK gjatë vitit 2015 kishte thënë se Gjykata Speciale përveç krimeve të luftës, duhet të merret edhe me raste si ai i Xhabir Zharkut.

“Edhe pse edhe këto krimet tjera do të duhej të gjykoheshin nga Gjykatat e Kosovës, por që nuk po bëhen, për shkak se deri më tani e kemi parë që në gjyqësorë ka ndikuar politika dhe njerëzit e saj. Mendoj se do të ishte e pranueshme që Gjykata Speciale do të duhej të merrej edhe me rastet si ai i kryetarit të Kaçanikut”, u shprehë ajo.

Tutje, ish-deputetja e LDK-së kishte thënë se ka kërkesa që Specialja të merret edhe me raste siç i ka cilësuar ajo, krime ordinere të pasluftës.

“Ka kërkesa që të shkoi përtej afati të parapamë, është menduar që të zgjatët afati i kohës së kryerjes së veprave për këtë gjykatë me pretendimin që duhet të zgjidhen edhe veprat e vrasjes që janë kryer pas luftës”, përfundoi ajo.

Ndërsa për mundësinë e arrestimit të Zharkut nga Gjykata Speciale, Periskopi ka kontaktuar me nënkryetarin e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili mohoi se arrestimi i tij kishte të bënte me Gjykatën Speciale.

“Xhabir Zharku as nuk është intervistu nga Gjykata Speciale, me aq sa kam unë informacione ky arrestim është bë për një punë të vitit 2010 dhe nuk ka të bëj me Gjykatën Speciale. Ajo që mund të them është se nuk ka qenë e nevojshme të bëhet spektakël arrestimi i tij, ai nuk i ka ik drejtësisë. Edhe për rastin e mëhershëm, Xhabiri është i gatshëm me kthy në shqyrtim prapë nëse është nevoja, ai nuk i ka ik asnjëherë drejtësisë. Kësaj here kanë bë spektakël, e kanë arrestu ne aeroport, ka qenë duke shku me vizitu familjen e tij”, tha Haradinaj për Periskopin.

Se arrestimi i Xhabir Zharkut nuk ka ndodhur me urdhër të Gjykatës Speciale, e mohoi edhe avokatja e Xhabir Zharkut, Albana Kelmendi.

Megjithëse tha se ende nuk mund të prononcohet zyrtarisht sepse nuk i ka shkresat e lëndës, Kelmendi mohoi se kjo ka të bëjë me Gjykatën Speciale.

Sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës, Zharku u arrestua për dy vepra penale të cilat dyshohet se i ka kryer në vitin 2010.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Periskopin se Zharku është i dyshuar për dy vepra penale  të vitit 2010 të ndodhura në Kaçanik.

“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Kelani.

Ndërsa, Prokuroria Themelore ka propozuar që Xhabir Zharkut t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 Shkurt 2010, si person zyrtar- Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit˝ nga neni 339 parargafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kujtojmë se Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova  dhe për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së, qëndroi në arrati në Suedi. /PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?