Zgjedhjet e reja në Izrael më 2 mars

Zgjedhjet e reja në Izrael më 2 mars

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më 2 mars 2020. Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se një vit, pasi parlamenti vendosi të shpërndahet si pasojë e pamundësisë së formimit të qeverisë së re. Asnjëra nga partitë politike, nuk arriti që të formojë një shumicë parlamentare për formimin […]

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më 2 mars 2020.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se një vit, pasi parlamenti vendosi të shpërndahet si pasojë e pamundësisë së formimit të qeverisë së re.

Asnjëra nga partitë politike, nuk arriti që të formojë një shumicë parlamentare për formimin e qeverisë.

Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ajo Bardh e Blu e ish-gjeneralit, Benny Gantz, zhvilluan bisedime për mundësinë e një koalicioni të gjerë, mirëpo nuk arritën pajtim.

Zgjedhjet e ardhshme, megjithatë, do të mbahen nën hijen e një aktakuze për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu, e cila u shpall muajin e kaluar.

Netanyahu, 70 vjeç, ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekjen e një “grusht shteti”.

Kritikët pohuan se Netanyahu po përpiqej të minojë shtetin e së drejtës dhe të vendosë një temë të fushatës zgjedhore duke e portretizuar veten si viktimë e komplotit.

Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen si rezultat i aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t’i kërkojë legjislaturës imunitet nga ndjekja penale.

Netanyahu do të mbetet në këtë post deri sa të formohet një qeveri e re – një proces që mund të zgjasë disa muaj, pas zgjedhjeve të marsit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?