Zaev: Nuk dorëhiqem nëse opozita vijon me bllokimin e proceseve

Zaev: Nuk dorëhiqem nëse opozita vijon me bllokimin e proceseve

Në vitin 2020 do të ketë zgjedhje, por nëse ato do të mbahen më 12 prill ose jo kjo varet nga qasja e opozitës në Kuvend. Ky është komenti i kryeministri Zoran Zaev dhënë në emisionin “Magazina Ekonomike” që sonte transmetohet në Alsat. I pari i Qeverisë këmbëngul se zgjedhjet e parapara për 12 prill […]

Në vitin 2020 do të ketë zgjedhje, por nëse ato do të mbahen më 12 prill ose jo kjo varet nga qasja e opozitës në Kuvend.

Ky është komenti i kryeministri Zoran Zaev dhënë në emisionin “Magazina Ekonomike” që sonte transmetohet në Alsat.

I pari i Qeverisë këmbëngul se zgjedhjet e parapara për 12 prill mund të shtyhen derisa opozita rrezikon rrogat, pensionet dhe investimet.

“Gjithsesi se do të ketë zgjedhje dhe duhet të ketë. Sonte flasim për ekonomi, arsyeja më e fortë, sipërmarrësit, bizneset, amvisëritë etj. Pra, këto janë edhe arsyet pse mund të shtyhen zgjedhjet, nëse dikush vazhdon t’i rrezikojë planet ekonomike si pjesë e Qeverisë. Për ketë arsye them se nuk do të lejojmë që dikush në mënyrë jo të pranueshëm, të parregullt, perfide, t’i bllokojë rrogat, pensionet, politikat ekonomike, investimet, zhvillimin dhe shumë gjëra tjera me qëllim të vetëm kalkulimet zgjedhore dhe politike”, tha Zaev.

Zaev më herët madje tha se mund edhe të mos dorëhiqet më 3 janar ashtu siç parashikon Marrëveshja e Përzhinës për Qeverinë teknike, pikërisht për shkak të obstruksioneve të opozitës.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje derisa dikush vazhdon t’i bllokojë proceset. Pa dorëheqjen time nuk mund të fillojë asnjë procedurë për qeverinë teknike”, tha ai.

Ndonëse largimi i Zaev vihet në pikëpyetje, Alsat mëson se në vendin e tij si kryeministër teknik pritet të caktohet ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

VMRO-DPMNE-ja edhe sot ka akuzuar kryeministrin se po friket nga zgjedhjet. Kjo parti vlerëson se Zaev ka nuhatur humbjen dhe për këtë arsye kërkon alibi për shtyrjen e tyre. Partia e Hristijan Mickoskit këmbëngul në datën për zgjedhje duke kërcënuar me revoltë në korniza të mjeteve demokratike.

“VMRO-DPMNE-ja nuk do ta pranojë kumarin që po luan Zaev dhe nuk do të pranojë kushte. Zaev prej kohësh nuk është në gjendje që të vendos kushte sepse ai nuk ka më kredibilitet dhe zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Nëse kësaj here interesat e tij personale i vendos para interesave shtetërore dhe të qytetarëve, me qëllim që të shpëtojë nga përgjegjësia dhe vazhdoj ta vjedh shtetin, do të ballafaqohet me revoltën e popullit, të VMRO-DPMNE-së dhe gjithë shtetit. Ne do të veprojmë bashkërisht me popullin në mbrojtje të demokracisë dhe pa pranuar kushtëzime” , u shpreh Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas konsensusit mes partive politike, më 3 janar Qeveria duhet të merr karakterin teknik.

Të premten, LSDM-ja pritet të mbledh organet e partisë për caktuar emrin e kryeministrit teknik.

VMRO-DPMNE-ja thonë se çështja e kuadrove për Qeveri teknike, akoma nuk është hapur në organet e partisë. Edhe opozita paralajmëron se të premten pritet të vendoset për emrat e mundshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?