Xhaferi nervozohet me opozitën: Mos më ftoni në humanizëm, mendoni çfarë flisni

Xhaferi nervozohet me opozitën: Mos më ftoni në humanizëm, mendoni çfarë flisni

Seanca plenare me 123 ligje e Kuvendit të Maqedonisë ka ngecur në diskutimet për rendin e ditës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të gjithë me radhë, dalin një nga një në foltore për të propozuar rend të ri ose ndryshim të pikave të caktuara. Deputeti Trajço Dimkov duke ftuar deputetët në humanizëm kërkoi pikat 21,22,23 nga rendi […]

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të gjithë me radhë, dalin një nga një në foltore për të propozuar rend të ri ose ndryshim të pikave të caktuara.

Deputeti Trajço Dimkov duke ftuar deputetët në humanizëm kërkoi pikat 21,22,23 nga rendi i ditës të vendosen si pika e 2, dhe e 4. Ata kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për personat me invaliditet.

Xhaferi i nervozuar akuzoi opozitën për manipulim të opinionit duke sqaruar se këto propozim/ligje akoma nuk kanë kaluar procedurat në Komisione.

Ai kujtoi se seanca në sallë ndiqej edhe nga përfaqësues të personave me invaliditet të cilët tashmë me orë miratimin e pikës së parë ose të Deklaratës për pjesëmarrje në politikë të këtyre personave, Deklaratë e cila nuk arrin të miratohet për shkak të ngecjes së seancës.

“Që të mund të themi se jetojmë në një shoqëri demokratike është e nevojshme që secilit qytetari t’i mundësojmë realizimin e të drejtave të tyre njerëzore. Ligjet aktuale i vendosin personat me aftësi të kufizuara në gjendje që të jenë të varur nga persona të tjerë. U lutem, meqë sjellim diçka të rëndësishme sot, të jetë edhe kjo dhe jo vetëm të jetë deklarative”, tha Trajço Dimkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Më ftoni në humanizëm prandaj do t’i komentoj. Të tre pikat janë me procedurë të shkurtuar dhe fillimisht duhet t’i shqyrtojë komisioni për punë dhe politikë sociale, që të mund të krijohen kushte të shqyrtohen ashtu si kërkoni. E para, kjo është e pamundur por ju manipuloni ashtu me opinionin. Më flisni për humanizëm kurse përfaqësuesi i atyre personave për të cilat flisni gjithë ditën na pret këtu për rendin e ditës dhe për pikën e parë që e kemi sjellë bashkë. Mos më thirrni mua në humanizëm. Mendoni çfarë flisni në foltore,” tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./AlsatM/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?