VV ia qet një kusht të ri LDK-së: E duam Vjosën Presidente

Lëvizja Vetëvendosje, siç merr vesh RTV21, ka vendosur kushte të reja për LDK-në, për arritjen e koalicionit qeverisës. Burimet e afërta me të dy subjektet politike bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka dërguar porosi Isa Mustafës me kushte të reja, që sipas Kurtit mund ta zgjidhin situatën dhe të mundësojnë arritjen e koalicionin […]

Lëvizja Vetëvendosje, siç merr vesh RTV21, ka vendosur kushte të reja për LDK-në, për arritjen e koalicionit qeverisës.

Burimet e afërta me të dy subjektet politike bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka dërguar porosi Isa Mustafës me kushte të reja, që sipas Kurtit mund ta zgjidhin situatën dhe të mundësojnë arritjen e koalicionin LV – LDK.

Merret vesh se Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente, veprim ky që ka befasuar kreun e LDK-së.

Propozimi i Kurtit, i është prezantuar Mustafës nëpërmjet palëve të treta dhe jo në takimet direkte që kanë pasur të dy liderët e partive. Situata e krijuar ka vështirësuar edhe më shumë mundësitë për arritjen e marrëveshjes, ngase në LDK mendojnë se kandidati për President duhet të jetë i propozuar nga partia, e jo imponim nga Vetëvendosja.

Nga ana tjetër, mësohet se Vetëvendosja, në emër të pajtimit që LDK ta ketë postin e Presidentit me kandidat të “dirigjuar”, ka kërkuar edhe një kusht tjetër, që ajo të ketë 7 ministri, kurse LDK të ketë 3 ministri në kabinetin e ri qeveritar. Këto rrethana gjithsesi kanë komplikuar situatën dhe mundësitë e krijimit të një koalicioni, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?