VV e LDK nuk e mbajnë fjalën për arritjen e shpejtë të marrëveshjes, mbesin peng për postin e Presidentit

VV e LDK nuk e mbajnë fjalën për arritjen e shpejtë të marrëveshjes, mbesin peng për postin e Presidentit

Posti i Presidentit ka mbetur çështje e pakapërcyeshme, që po e mban peng lidhjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përkundër paralajmërimeve të mëhershme se çështja e ndarjes së pushtetit do të jetë problemi më i vogël mes këtyre dy subjekteve, pikërisht kjo gjë e ka bllokuar zyrtarizimin e bashkëqeverisjes mes […]

Përkundër paralajmërimeve të mëhershme se çështja e ndarjes së pushtetit do të jetë problemi më i vogël mes këtyre dy subjekteve, pikërisht kjo gjë e ka bllokuar zyrtarizimin e bashkëqeverisjes mes dy subjekteve politike të cilat kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 6 tetor. shkruan Gazeta Sinjali.

Rrjedhimisht VV dhe LDK nuk po e mbajnë fjalën para elektoratit të tyre për marrëveshje të shpejtë përkundër zotimeve të mëhershme për zyrtarizimin marrëveshjes mes tyre, menjëherë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së.

Tashmë grupet punuese të të dyja partive kanë harmonizuar programin qeverisës por liderëve të këtyre partive, Albin Kurtit e Isa Mustafës, u ka sharra në gozhdë, kur kanë arritur tek pozita e kreut më të lartë të shtetit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa kërkon që përveç pozitës së kryeparlamentarit, atë të zëvendëskryeministrit dhe të pesë minstrive, të dakordohen me partinë e Albin Kurtit që edhe pozitën e Presidentit t`i takojë LDK-së sapo t`i skadojë mandati presidentit aktual, Hashim Thaçi, në vitin 2021.

Ndërkaq lideri i LVV-së, Albin Kurti, fillimisht ka këmbëngulur që në tryezë të negociohen vetëm pozitat qeveritare dhe jo posti i Presidentit, i cili sipas këtij subjekti duhet të jetë apartiak.

Të dy liderët, Kurti e Mustafa, as gjatë takimit të mbajtur dje nuk arritën ujdi. Ndërkohë takime të tilla janë paralajmëruar edhe për ditët në vijim për shkak ngecjes në zyrtarizimin e marrëveshjes si pasojë e barrikadimit në qëndrimet e tyre kundërshtuese.

Ndonëse në letër, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës, historia 20 vjeçare në Kosovë e  ka dëshmuar se pozita e kreut të shtetit përbën simbolin e pazareve politike mes partive politike në pushtet.

Përderisa LDK-ja është përcaktuar të mos lëvizë nga qëndrimi, LVV-ja, ka shprehur gatishmërinë të shkohet në zgjedhje të reja, në rast se negociatat për koalicion dështojnë.

Ndërkohë afati për konstituimin e institucioneve të reja po ecën. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për datën 26 dhjetor, seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila i paraprinë formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?