Vullkani që ndodhi shekullin e kaluar në Karaibe, mbyti 30 mijë banorë për 1 minutë

Vullkani që ndodhi shekullin e kaluar në Karaibe, mbyti 30 mijë banorë për 1 minutë

Një shpërthim vullkanik ndodhi të hënën në ishullin e Bardhë të Zelandës së Re. Në kohën e shpërthimit në këtë destinacion popullor turistik, në krater kishte rreth 50 persona dhe deri më tani vdekja e tetë personave është konfirmuar, ndërsa të paktën 20 janë plagosur rëndë dhe dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur. Si kujtesë, […]

Në kohën e shpërthimit në këtë destinacion popullor turistik, në krater kishte rreth 50 persona dhe deri më tani vdekja e tetë personave është konfirmuar, ndërsa të paktën 20 janë plagosur rëndë dhe dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.

Si kujtesë, katastrofa më e keqe vullkanike ndodhi në vitin 1902 në Martinique, një ishull në Antile në Detin e Karaibeve.

Për më pak se 60 sekonda qyteti më i madh në këtë ishull, St. Pier u shkatërrua dhe vetëm tre persona shpëtuan si pasojë e shpërthimit të vullkanit Mont Pelée.

Në ditët para katastrofës, vullkani lëshonte tym dhe gaze toksike, por ishte një dukuri relativisht e zakonshme për vendasit.

Askush nuk iku derisa një shtresë hiri mbuloi tërë qytetin. U bë mjaft e qartë se Mont Pelée ishte gati të “shpërthejë”.

Paniku filloi në qytet. Disa ishin duke vrapuar dhe të tjerët me gomarë po largoheshin nga qyteti.

Mediat lokale, zyrtarët e qytetit, vazhduan të siguronin banorët se ishte e sigurt të qëndronin në qytet. Më 8 maj, qytetarët madje kremtuan një festë fetare kur një re në formë kërpudhe u krijua, duke gëlltitur tërë qytetin në 1093 gradë Celsius. Njerëzit u dogjën në vend, në mënyrë që të mos ndjejnë një sekondë dhimbjeje. I gjithë ishulli ishte i mbuluar me një shtresë hiri të bardhë që duket se binte nga qielli.

Një vajzë 10-vjeçare e quajtur Havivra Da Ifrile ishte në gjendje të futej në barkë dhe të strehohej në një shkëmb. Léon Compère-Léandre hodhi veten në oqeanin që po vlonte. Ai kishte djegie në të gjithë trupin e tij, por mbijetoi.

Personi i tretë që shpëtoi ishte krimineli Louis-Auguste Cyparis. Ai kaloi katër ditë në burg të vetmuar në një qytet të djegur, derisa mjedisi ishte ftohur sa duhet që shpëtimtarët të hynin brenda dhe ta nxirrnin. Askush tjetër nuk ishte aq me fat.

Të gjithë banorët e St. Pier u zhdukën brenda pak sekondave në katastrofën më të rëndë të shekullit 20.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?