Vulin: Serbia do të zhvillojë ushtrime ushtarake me Kinën

Vulin: Serbia do të zhvillojë ushtrime ushtarake me Kinën

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO “derisa Aleksandar Vuçiq (president i Serbisë) dhe kjo shumicë parlamentare të jenë në krye të vendit”. Ai paralajmëroi se Serbia, për herë të parë, do të zhvillojë ushtrime ushtarake me Kinën, gjatë vitit të ardhshëm. “Ne po bashkëpunojmë me […]

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO “derisa Aleksandar Vuçiq (president i Serbisë) dhe kjo shumicë parlamentare të jenë në krye të vendit”.

Ai paralajmëroi se Serbia, për herë të parë, do të zhvillojë ushtrime ushtarake me Kinën, gjatë vitit të ardhshëm.

“Ne po bashkëpunojmë me NATO-n, por gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit”, tha Vulin në parlamentin serb.

Ai tha se neutraliteti ushtarak është “i shtrenjtë”, por që nuk ekziston presion nga i cili do të hiqte dorë nga kjo politikë, sepse shtoi ai “ju nuk jeni një vend i lirë nëse dikush tjetër ju ruan qiellin”.

Serbia ka zhvilluar stërvitje ushtarake me Rusinë gjatë muajit tetor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.

Serbia, e cila është bombarduar nga NATO-ja në vitin 1999 për shkak të dhunës në Kosovë, e kundërshton anëtarësimin në aleancë, përcjell rel.

Rusia po ashtu është kundër zgjerimit të NATO-s me vendet e Ballkanit.

Në muajin nëntor, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument, në të cilin thuhet se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiqit në vitin 2012.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?