Vulin pas deklaratës së BE-së për Reçakun: Shqiptarët nuk kanë besë

Vulin pas deklaratës së BE-së për Reçakun: Shqiptarët nuk kanë besë

Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk ka vend për t’i mohuar apo për t’i relativizuar ngjarjet në Reçak të vitit 1999, dhe se mohimi dhe revizionizmi shkojnë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. E kjo deklaratë e BE-së nuk u ka pëlqyer zyrtarëve shtetërorë […]

E kjo deklaratë e BE-së nuk u ka pëlqyer zyrtarëve shtetërorë serbë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i ka bërë thirrje BE-së që të përmbahet nga, siç tha ai, “deklaratat nxitëse e ndezëse” rreth masakrës së Reçakut.

“Si një organizatë që nuk është kompetente për të dhënë gjykime juridike dhe konkluzione historike, BE-ja do të ndihmonte shumë pajtimin dhe paqen në rajon nëse autoritetet dhe zyrtarët e saj do të përmbaheshin nga shpërndarja në publik e pikëpamjeve që mund të jenë nxitëse”, tha Vulin.

Kjo deklaratë erdhi pas reagimit të BE-së në lidhje me mohimin e masakrës së Reçakut nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë.

Ai thotë se “autoritetet e BE-së do të duhej të punonin në atë që e kaluara të vlerësohet në mënyrë të drejtë dhe të tillë çfarë është, duke respektuar viktimat”.

Tutje, Vullini tha se, me dialogun e zhvilluar me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, “shiptarët” janë larguar nga pavarësia.

“Shiptarët e dinë se dialogu me Vuçiqin i ka larguar ata nga pavarësia aq sa i kishte afruar dialogu me Jeremiqin. Për atë, kërkesa e tyre e vetme është që serbët t’i prezantojë dikush që nuk do të përfaqësojë Serbinë, por veten e saj”, tha ai pas deklaratës së Albin Kurtit se nuk e do Vuçiqin në tavolinën e negociatave.

Ai tha se “askujt s’i intereson se çfarë dëshirojnë shiptarët.

“Vuçiqi është i vetmi që mund të flasë jo vetëm në emër të Serbisë, por në emër të të gjithë serbëve dhe këtë e di edhe Kurti, për atë ik nga ai. Nuk është me rëndësi çfarë duan shiptarët, askujt s’i intereson kjo, por na intereson se a do ta mbajë Bashkimi Evropian fjalën e tij dhe të zbatojë sa më parë marrëveshjen e Brukselit për çka ka garantuar, e më pas të heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë qendrore e të BeH-së. Shiptarët nuk kanë besë, por a ka BE-ja”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?