Vuçiq: Duam kompromis për Kosovën por jo ta njohim

Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje kompromisi, por nëse dikush mendon të vijë në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën – kjo nuk do të ndodhë. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për të përditshmen greke ‘Kathimerini’. I pyetur rreth skenarit për shkëmbimin e territoreve me […]

Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje kompromisi, por nëse dikush mendon të vijë në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën – kjo nuk do të ndodhë.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për të përditshmen greke ‘Kathimerini’.

I pyetur rreth skenarit për shkëmbimin e territoreve me Kosovën, presidenti Vuçiq kujtoi se Serbia gjithmonë kishte kërkuar një kompromis dhe nuk dëshiron të imponojë një zgjidhje që do të ishte në interes të vetëm njërës palë.

“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të negociuar çdo zgjidhje kompromisi. Disa përmendin modele të tjera, por nuk na ofrojnë asgjë specifike. Nëse dikush mendon se ata do të vijnë në Beograd dhe do të na thonë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur, kjo nuk do të ndodhë,” tha Vuçiq.

Ai falënderoi Greqinë që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës dhe tha se ishte “një vend që mbron ligjin ndërkombëtar, me gjithë presionet që i janë ekspozuar”.

“Ju nuk do të dëgjoni nga unë kërkesa të tjera, përveç se ne duam që tarifat 100 për qind (të vendosura nga Kosova për produktet serbe) të hiqen. Pra, ne duam të ulemi në një tryezë, të diskutojmë mbi problemin dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”, tha Vuçiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?