Vogue: Shqipëria, Kroacia e re e turizmit

Vogue: Shqipëria, Kroacia e re e turizmit

Gjatë pesë viteve të fundit, Kroacia ka qenë një atraksion turistik për arsye të forta. Ky shtet i Ballkanit ka një vijë të bukur bregdetare, fshatra historike dhe çmime shumë të favorshme. Në fakt, janë aq të favorshme, saqë në kryeqytetin e saj piktoresk, në Dubrovnik, u xhirua “Kings Landing” e serialit të famshëm “Game […]

Një goxha ”grusht shteti” kinemaje. Megjithatë, që kur u bë kaq e njohur, Kroacia nuk mund të pretendojë më se është thesar i pazbuluar i Europës. Është plotësisht e zbuluar, gjë që do të thotë se Kroacia duhet ta kalojë këtë nder te fqinja e saj jugore, Shqipëria, shkruan prestigjiozja ”Vogue”.

E kufizuar në jug nga Greqia, Shqipëria, me vijën e saj bregdetare mesdhetare të lakmueshme, është një vend me një peizazh tepër të larmishëm duke filluar nga plazhet e këndshme, deri te malet e mbuluara me dëborë dhe burimet termale të listuara në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Para se të rezervoni biletën për në Shqipëri, duhet të dini se 50 vite sundim komunist nuk ia lehtësuan gjërat shqiptarëve. Në vitin 1999, ata thjesht kaluan në ekonominë e lirë të tregut.

Vizitoni muzeun “Shtëpia e Gjetheve” në kryeqytetin Tiranë, për të parë çfarë ndodhte pas Perdes së Hekurt dhe për të kuptuar se çfarë kaloi populli në atë periudhë. Gjatë sundimit komunist në Shqipëri nuk kishte investime të shumta në infrastrukturë, ndaj mos prisni që rrugët, autobusët dhe trenat të operojnë në të njëjtat nivele si në Gjermani ose Francë.

Duke thënë këtë, arsyeja e zgjedhjes së një udhëtimi pak më të ndërlikuar janë çmimet e ulëta. Atje mund të hani në restorante të shkëlqyera dhe të flini në hotele të mira me gjysmën e çmimit që mund të paguanit në vendet e saj fqinje, si Greqia apo Kroacia.

Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion dhe dëshironi që gjërat të ecin pa problem, regjistrohuni te një agjent udhëtimesh dhe ai do të planifikojë detajet për ju. Do t’ju duhet kohë maksimale për të shijuar këto pamje./atsh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?