Vlora Dumoshi ministre e Arsimit, Besnik Berisha ministër i Brendshëm?

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka propozuar Vlora Dumoshin për ministre të Arsimit dhe Besnik Berishën për ministër të Brendshëm. Të dy kandidaturat, kanë qenë këshilltarë të ish-kryeministrit Mustafa. Burimet e Syri.net Kosova kanë thënë se këta dy emra janë kushtet më të reja të Mustafës për Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk dihet nëse Albin Kurti, do […]
Të dy kandidaturat, kanë qenë këshilltarë të ish-kryeministrit Mustafa.
Burimet e Syri.net Kosova kanë thënë se këta dy emra janë kushtet më të reja të Mustafës për Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk dihet nëse Albin Kurti, do ta miratojë këtë kërkesë të LDK-së.
Nesër është seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive.
VV doli e para, me një epërsi të ngushtë ndaj LDK-së. Kjo e fundit ka kërkuar edhe postin e Presidentit të vendit. Një program qeveritar është harmonizuar tashmë, por negociatat ngecën në ndarjen e pushtetit.
Syri. net Kosova ka raportuar se marrëveshja pritet të arrihet para seancës, megjithatë mbetet të shihet këtë të enjte, nëse do të nënshkruhet nga Albin Kurti e Isa Mustafa.












