Vjosa Osmani: Kur po kujtojmë viktimat e gjenocidit serb, BE-ja po shpërblen Serbinë

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, ka kujtuar të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e gjenocidit serb në Kosovë, përfshirë fëmijë të masakruar. Nënkryetarja e LDK-së ka adresuar kritika ndaj Bashkimit Evropian, i cili sipas saj po shpërblen Serbinë në integrimin evropian. Osmani […]
Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, ka kujtuar të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e gjenocidit serb në Kosovë, përfshirë fëmijë të masakruar.
Nënkryetarja e LDK-së ka adresuar kritika ndaj Bashkimit Evropian, i cili sipas saj po shpërblen Serbinë në integrimin evropian.
Osmani përmes një postimi në Facebook-un e saj ka thënë se ‘përderisa sot kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën, BE-ja pikërisht sot po e shpërblen Serbinë me hapjen edhe të një kapitulli në procesin e integrimit evropian’.
Postimi i plotë i Osmanit:
Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën si rezultat i politikave gjenocidale të shtetit serb, dhe në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga ky regjim. Edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb vazhdon me politikën e mohimit të këtyre krimeve, nuk shprehë keqardhje për viktimat e pafajshme dhe tenton të rishkruaj historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës. Përderisa ne sot kujtojmë të gjithë ata që humbëm, Bashkimi Evropian, pikerisht sot, po e shpërblen Serbinë me hapjen edhe të një kapitulli në procesin e integrimit evropian.












