Vjosa Osmani – Albin Kurtit: Nëse do të të duan të gjithë, mos u bëj lider, shit akullore

Vjosa Osmani – Albin Kurtit: Nëse do të të duan të gjithë, mos u bëj lider, shit akullore

Vjosa Osmani vazhdon të mendojë se koalicioni qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së duhet të ndodhë, për ta çuar në vend vullnetin qytetar, megjithëse ka pohuar se pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e Kryetarit të Kuvendit ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe në raportet mes këtyre dy partive. Osmani, duke folur për Pressing […]

Osmani, duke folur për Pressing në T7, ka thënë se në vend që tash të ishin duke folur për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë të bëjnë me qytetarët, ende merren me një formulim gjuhësor lidhur me çështjen e Presidentit.

Ajo, po ashtu, duket se e ka thumbuar Albin Kurtin, ndonëse nuk e ka përmendur me emër, kur ka parafrazuar një thënie amerikane.

“Në vend se tash të ishim duke menduar si t’i realizojmë mendimet që i kemi dhënë në fushatë, si t’ia fillojmë ta bëjmë Vettingun, si të nisim të bashkëpunojmë me Bashkimin Europian, si t’i bëjmë ato kërkesat tjera teknike që i kanë kërkuar Gjermania e Franca për liberalizim të vizave, si të merremi me problemet e shumta në politikën e jashtme, si t’ia nisim të merremi me politikat e punësimit, atëherë hala te një formulim për Presidentin… Pse? Se jo valla ka kosto politike, se na shajnë neve militantët. Kadale, bre. Në qoftë se do me të dashtë krejt bota, mos u bën lider, shit akullore, vëlla. Veç shitësin e akulloreve e duan tanë, se i bën të lumtur… në Amerikë e kanë këtë thënie. Kurrë nuk kanë me të dashtë të gjithë”, ka thënë Osmani.

VV dhe LDK kanë ngecur në tentimin për ta arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, për shkak të mospajtimeve lidhur me ndarjen e posteve.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash me VV-në kanë rënë në ujë, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?