Vjen reagimi i Trumpit ndaj fitores së Johnsonit

Presidenti amerikan, Donald Trump, e shikon fitoren e thellë të Boris Johnson gjatë zgjedhjeve legjislative në Britaninë e Madhe si një shenjë e mirë për rizgjedhjen e tij në vitin 2020. “Dëshiroj të përshëndes, Boris Johnson për fitoren fantastike”, deklaroi Trump nga zyra ovale në pritje të presidentit të Paraguajit, Mario Abdo Benitez. “Mendoj se […]
“Dëshiroj të përshëndes, Boris Johnson për fitoren fantastike”, deklaroi Trump nga zyra ovale në pritje të presidentit të Paraguajit, Mario Abdo Benitez.
“Mendoj se kjo mund të jetë një pararojë e asaj që do të ndodhë në vendin tonë”, shtoi ai.
Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë kishte përshëndetur mikun e tij Boris në një mesazh në Twiter.
“Britania e Madhe dhe SHBA-ja do të jenë tashmë të lira të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare pas Brexit. Kjo marrëveshje do të jetë potencialisht shumë më e madhe dhe më fitimprurëse sesa çdo marrëveshje që mund të arrihet me Bashkimin Europian. Bravo Boris!, shkruante Trump në Twitter.












