Vjen reagimi i parë nga VV pas lëvizjes ‘shah-mat’ të Mustafës: “Bash mirë me bo qeverinë vet”

Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] me lëvizjen e fundit ka lënë Vetëvendosjen paksa të papërgatitur kur propozoi që partia e Kurtit të merrte edhe kryeministrin me të gjitha ministritë, pas mos-arritjes së marrëveshjes me ta. LDK-ja kërkonte pak-a-shumë të njëjtën gjë si edhe Vetëvendosja, por megjithatë në publik deklarohet se marrëveshje nuk ka. Së fundi […]
LDK-ja kërkonte pak-a-shumë të njëjtën gjë si edhe Vetëvendosja, por megjithatë në publik deklarohet se marrëveshje nuk ka. Së fundi u raportua se pikërisht sot mund të zgjedhet edhe kryetari i ri i Kuvendit, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar.
Natyrisht, LDK do të duhej ta votonte kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar kuvendi pas zotimit të dhënë nga kryetari Mustafa. Por, është e mundshme që tashmë është arritur marrëveshja mes të dyja partive, përkthen Periskopi.
Eman Rrahmani, kandidati për deputet i Vetëvendosjes që nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për të qenë sot në seancë, ka përshëndetur me ironi një veprim të tillë madje duke përkrahur një Qeveri Kurti të udhëhequr vetëm nga Vetëvendosje.
Bash mirë me bo qeverinë veq VETËVENDOSJE!? – shkruan ai në Facebook.












