Visar Ymeri nuk mori asnjë pozitë në PSD, angazhohet diku tjetër

Visar Ymeri nuk mori asnjë pozitë në PSD, angazhohet diku tjetër

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur dje zgjedhjet e brendshme të partisë. Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i PSD-së, duke marrë postin që deri dje e mbante Shpend Ahmeti. Visar Ymeri është vlerësuar si një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë parti, por që nuk ka marrë asnjë pozitë të lartë në […]

Visar Ymeri është vlerësuar si një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë parti, por që nuk ka marrë asnjë pozitë të lartë në hierarkinë e PSD-së. Ymeri ka thënë që do të jetë ende pjesë e PSD-së, por që më shumë do të mirret me një punë tjetër në një Institut të themeluar tash vonë.

“Unë do të mbetem anëtarë i Partisë Social Demokrate dhe në këtë kohë do të merrem me shumë me Institutin e themeluar tash rishtazi që ka për qëllim të merret me studime shoqërore, perspektivën politike nga perspektiva Social Demokrate. Vazhdoj me qenë pjesë e PSD-së dhe e politikës në vend”, tha Ymeri.

Ai komentoi edhe ndryshimet e fundit në PSD, ku tha se ishte vendim i kryesisë për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda partisë. I pyetur se si do të arrijë Molliqaj të udhëheqë me një parti, kur nuk arriti të mbledhë votat as për deputet, Ymeri theksoi se beson që ai do të ketë suksese, por që duhet punë e angazhim i madh.

“Ka qenë vendim i kryesisë së PSD-së që të thërrasin zgjedhje të jashtëzakonshme në parti pas rezultatit zgjedhor dhe nga këto zgjedhje është parë e udhës që të ketë ndryshime që të ketë një fillim të ri të PSD-së. Mendoj që politika është afatgjate dhe PSD duhet të jetë një parti e spektrit të majtë dhe që duhet të profilizohet në kuptimin e politikave, konceptit e ideologjisë dhe kështu të shtrojë rrugën e konsolidimit të vetes si parti që paraqet interesat e shpresat e mbarë shoqërisë, veçanërisht të atyre që e kanë të vështirë të organizojnë këtë sistem shoqëror. Mendoj se duhet të ketë sukses, por duhet edhe punë e angazhim”, tha ai.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohë edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje komentoi edhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe mos arritjen e koalicionit qeverisës në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Sipas tij më e rëndësishme se emrat të cilët po komentohen është të diskutohet se çfarë do të bëjë qeveria e ardhshme.

“Mendoj se me ato që kemi parë dhe dëgju është një zgjedhje kapriçoze nga të dyja palët, një lloj papjekurie politike, por për mu gjëja më e rëndësishme është ajo për çfarë nuk po flasin, e për të cilën duhet pra për programin qeverisës, nëse kjo qeveri themelohet. Natyrisht që emrat janë të rëndësishëm, mirëpo më e rëndësishme është se çfarë do të bëjë qeveria e ardhshme”, përfundoi Ymeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?