Vetëvendosje thotë se sot s’takohen me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot nuk kanë planifikuar të mbajnë takim. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, shkruan në Facebook se ‘sopas informacioneve që ka, nuk ka takim të planifikuar për sot’ “Shumë gazetarë po bëjnë pyetje se a ka takim sot mes VV-së dhe LDK-së. Me informacionet që kemi nga strukturat e […]
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot nuk kanë planifikuar të mbajnë takim.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, shkruan në Facebook se ‘sopas informacioneve që ka, nuk ka takim të planifikuar për sot’
“Shumë gazetarë po bëjnë pyetje se a ka takim sot mes VV-së dhe LDK-së. Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”, shkruan Manxhuka në FB.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, raportohet se ka një takim me kryetarët e degëve të saj, pas orës 14:00.
VV dhe LDK edhe pas më shumë se dy muajsh kur kanë kaluar nga zgjedhjet e 6 tetorit, nuk po arrijnë të krijojnë koalicion që do t’i çonte në bashkëqeverisje./Periskopi/












