Veseli: Dy njerëz të afërt të Millosheviqit i bëmë yje, mes vete u bëmë llam

I pari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se i kemi bërë yje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe se mes vete jemi bërë llom, shkruan Periskopi. “Ne jemi marrë me njeri tjetrin, me naivitet e sulme, nuk jemi bërë bashkë. I kemi bërë yje dy bashkëpunëtorë të […]
“Ne jemi marrë me njeri tjetrin, me naivitet e sulme, nuk jemi bërë bashkë. I kemi bërë yje dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit [Daciq dhe Vuciq ], e mes vete kem tuj u ba llam”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Tutje Veseli ka thënë se Albin Kurti ka pranuar të takohet me Aleksandar Vuçiq pa kushte.
“Kam dashur me pa qëndrimet e këtij kolaiconi cila do të jetë qasja ndaj Vuçiqit ndaj papunësisë. Albin Kurti ka pranu mu taku pas asnjë kusht me Vuciqin, ka me u taku pa asnjë kusht, ka me ba të kundërt cka mendojnë disa fanatik të tij”, ka thënë ai./Periskopi/












