Veliaj: Në Tiranë kemi 2500 apartamente të lira për qira, s’ka vend për spekulime

Veliaj: Në Tiranë kemi 2500 apartamente të lira për qira, s’ka vend për spekulime

Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi se në Tiranë ka mjaftueshëm banesa te lira me qira për të akomoduar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua edhe lista e dytë e familjeve që përfitojnë bonus qiraje të plotë për një vit, Veliaj […]

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua edhe lista e dytë e familjeve që përfitojnë bonus qiraje të plotë për një vit, Veliaj theksoi se në Tiranë janë të gatshme rreth 2500 banesa me qira për të plotësuar nevojat e 1 mijë familje që janë prekur. Ndaj, theksoi Veliaj, nuk ka asnjë arsye që spekulantët të përfitojnë në këto momente.

“Ne kemi filluar akomodimin në Tiranë. Ndërkohë, më rezulton që edhe një pjesë e bashkive të tjera që do aplikojë procesin e qirasë do të vijnë gjithashtu me qira në Tiranë nga këto zona. Sipas një vëzhgimi që kemi bërë sot ka rreth 2500 apartamente në Tiranë që janë le të themi të gatshme, për 1000 familje që kemi ne. Pra, raporti është 1 me 2.5. Kjo do të thotë që nëse nuk gjeni qira të përshtatshme tek dikush, nuk ka nevojë të na peshkojë spekulanti i parë që takojmë. Ka sot në treg mjaftueshëm për të kënaqur këtë nevojë dhe siç e thashë, me qiratë që ne kalojmë sot shkojmë në 92.2 të 1000 qirave, pra 922 nga 1000 qira që ne kemi aprovuar”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se ditët në vijim do të miratohet edhe pjesa e mbetur.

“Ky 8% më rezulton ose janë të njësisë 2, konviktet e fundit që ndoshta s’i kemi kapur sot dhe do i miratojmë të hënën ose në një moment javën tjetër, ose janë qytetarë që kanë qenë jashtë, pra pallati ka dalë jashtë funksioni, por kanë vendosur që të vijojnë të rrinë jashtë ndoshta deri sa të fillojë shkolla, ose që janë me banim fare, fare jashtë. Pra, nuk jemi larg 100% për akomodimin e qytetarëve”, theksoi Veliaj. /T Ch/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?