Vazhdojnë protestat në Hong Kong, përleshje në qendrat tregtare

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, përleshje në qendrat tregtare

Policia e Hong Kong-ut ka përdorur sprej për t’i shpërndarë protestuesit dhe i ka arrestuar disa prej tyre të dielën pasi disa grupe të vogla të tyre i shënjestruan disa qendra tregtare, duke i dhënë fund një qetësie relative në qytetin me autonomi të kufizuar. Protestat e dhunshme dhe vandalizmi shpërthyen në disa lokacione. Policia […]

Policia e Hong Kong-ut ka përdorur sprej për t’i shpërndarë protestuesit dhe i ka arrestuar disa prej tyre të dielën pasi disa grupe të vogla të tyre i shënjestruan disa qendra tregtare, duke i dhënë fund një qetësie relative në qytetin me autonomi të kufizuar.

Protestat e dhunshme dhe vandalizmi shpërthyen në disa lokacione. Policia u kundërpërgjigj me sprej në të paktën dy qendra tregtare.

Një vajzë e shkollës së mesme dhe një djalë 16-vjeçar u arrestuan në qendrën tregtare “Sha Tin”. Ata u prezantuan vetë përderisa po largoheshin nga policia.

Disa protestues të maskuar i dëmtuan edhe disa restorante të një rrjeti për shkak se vajza e pronarit të tyre i kishte kritikuar më parë protestuesit.

Ndryshe, partitë që i përkrahin protestuesit e shënuan një fitore të rëndësishme në zgjedhjet për këshillin lokal muajin e kaluar. Të dielën e kaluar, rreth 800 mijë njerëz marshuan nëpër rrugët e qytetit në mënyrë paqësore.

Protestat në Hong Kong kanë filluar para gjashtë muajve për shkak të një projektligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Fuqitë perëndimore kanë kërkuar që Kina ta respektojë autonominë e Hong Kong-ut, ndërsa Kina i ka akuzuar ato për ndërhyrje në çështjet e brendshme të këtij vendi, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?