Vazhdojnë përplasjet LDK-VV për pozitën e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët rreth ndarjes së postit të presidentit, gjë e cila rrezikon vendin të shkojë në zgjedhje të reja. Derisa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje paralajmërojnë se në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, […]
Derisa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje paralajmërojnë se në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, në LDK e quajnë të papranueshëm kushtëzimin e VV-së që posti i presidentit të mos i takojë partisë e cila e dyta në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Ajo njëherësh i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë luftën special, siç u shpreh ajo, dhe nëse dëshiron me të vërtetë të arrijë koalicion qeverisës me LDK-në, para se të prishet çdo lloj mundësie për bashkëpunim sa i përket formimit të qeverisë së re.
“LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë presidentin. Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, shkruan Bajrami në Facebook.
“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, shkruan ajo në Facebook.
Një mendim të tillë e ka dhënë edhe deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj.
Arbër Rexhaj thotë se LDK-ja ende nuk është bindur se VV-ja i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas tij, LDK-ja nuk po sillet si parti e dytë.
“LDK-ja ka dalë e dyta. Ajo nuk po sillet si e tillë. Binduni që VV-ja i ka fituar zgjedhjet!
Në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për kryeministrin e vendit dhe jo për presidentin. Mbi bazën e kësaj, LDK-ja duhet të reflektoj përballë votuesve të saj, duke mos u barrikaduar në pozicione të pakapërcyeshme”, thotë Rexhaj.
Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Dy liderët e këtyre subjekteve politike, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë zhvilluar disa takime, mirëpo pa rezultate.
Ndërkaq, deputeti Arbër Rexhaj thotë se vendit i duhet një qeveri e ndërtuar pa kushte.“Neve na duhet që vullnetin e qytetarëve të mos e tjetërsojmë, por atë vullnet e besim ta mbrojmë e institucionalizojmë me çdo kusht .Na duhet një qeveri pa kushte, barrikadime, dhe kjo arrihet falë besimit të ndërsjellë”, shprehet Rexhaj.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë takuar dy liderët Isa Mustafa dhe Albin Kurti të cilët po synojnë ta bëjnë koalicionin qeverisës, por ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. /Periskopi/












