Vagjinizmi: Trupi nuk më lejon të bëj seks

Vagjinizmi: Trupi nuk më lejon të bëj seks

Trupi im nuk më lejon të bëj seks, dhe kur të bëj, ndjehem sikur jam goditur me thikë. Hana van de Per po vuan nga një çrregullim i dhimbshëm i quajtur vagjinizëm dhe është raportuar nga gratë në të gjithë botën. Kjo gjendje e rrallë mjekësore është një reagim automatik i trupit ndaj frikës së […]

Trupi im nuk më lejon të bëj seks, dhe kur të bëj, ndjehem sikur jam goditur me thikë.

Hana van de Per po vuan nga një çrregullim i dhimbshëm i quajtur vagjinizëm dhe është raportuar nga gratë në të gjithë botën.

Kjo gjendje e rrallë mjekësore është një reagim automatik i trupit ndaj frikës së depërtimit vagjinal.

“Kam biseduar me shumë gra që vuajnë nga e njëjta gjë. Është sikur të gjithë kemi provuar të njëjtën gjë – një ndjenjë të vetmisë”, thotë ajo.

Te gratë që kanë këtë problem, muskujt vagjinalë kontraktohen dhe ata nuk kanë kontroll mbi këtë proces. Disa gra shmangin seksin për shkak të kësaj, ndërsa ato që kanë marrëdhënie ndiejnë dhimbje shpuese. Ndonjëherë është e vështirë për këto gra që të vendosin një tampon.

Njëzetenjëvjeçarja Hannah thotë se përvoja e saj e parë seksuale ishte shumë më e dhimbshme nga sa mund ta merrte me mend.

“Unë e dija gjithmonë se humbja e virgjërisë sime do të më dëmtonte. Por unë ndihesha sikur dikush kishte futur një thikë në vagjinën time dhe më pas e ktheja atë,” shprehet ajo, shkruan BBC.

Disa gra thonë se ndjehen sikur dikush i shpon me gjilpëra. Leyla Frodscham, konsulent gjinekolog thotë se vagjinizmi është një nga disa tabutë e mbetura seksuale.

“Normalisht që ju shqetësoheni për marrëdhënien e parë seksuale. Ne ndoshta kemi të gjithë një përvojë të ngjashme. Por gratë që kanë vagjinizëm mund të durojnë tërë jetën e tyre me dhimbje të tilla,” thotë ajo.

Vagjinizmi mund të zhvillohet në çdo kohë të jetës. Disa gra zbulojnë se vuajnë nga kjo gjendje kur përpiqen të bëjnë seks për herë të parë. Frodsham shton se edukimi fetar mund të luajë një rol.

“Disa njerëz rriten në një mjedis shumë fetar dhe nuk kanë asnjë problem me të. Megjithatë, ka nga ata që janë si sfungjerë dhe thithin gjithçka që dëgjojnë. Në komunitetet tradicionale, ekziston një besim se në natën e parë të martesës, seksi do të jetë i dhimbshëm dhe se gjurma e përgjakur në çarçaf është dëshmi e virgjërisë”, thotë ajo.

Hana van de Per dikur thoshte që gratë nuk e pëlqejnë seksin. “Unë shkova në shkollën e kishës. Ne u mësuam atje se seksi zakonisht çon në situata të përgjakshme, shtatzëni ose një sëmundje seksualisht e transmetueshme.”

Vagjinizmi gjithashtu mund të ndikojë në jetën emocionale. “Kisha frikë se partnerët do të mendonin se unë nuk isha e dashuruar ose se nuk isha tërhequr fizikisht”, shpjegon Aisley Lin, një tjetër femër me të njëjtën gjendje.

Turpi dhe tabut shpesh i ndalojnë gratë të kërkojnë ndihmë, pavarësisht faktit se vagjinizmi po trajtohet.

Gjatë terapisë, frika e depërtimit adresohet gjithashtu. Përdoren teknika të ndryshme si këshillimi psiko-seksual.

“Është një lloj terapie bisede që ju ndihmon të kuptoni dhe ndryshoni ato që ndjen për trupin tuaj”, thotë Vanessa Mackay, një gjinekologe në Spitalin Universitar Queen Elizabeth në Glasgow.

Edhe pse thotë se ka bërë shumë përparim, Hannah pranon se ende e ka të vështirë të ketë marrëdhënie intime.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar