Ushtarja britikanike që kishte shërbyer në Kosovë, kujton me nostalgji Krishtlindjen e vitit 1999

Ndërhyrja ndërkombëtare ushtarake ka qenë jetike për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ushtarë të shumtë nga SHBA’ja, Britania e Madhe e Gjermania ia kishin mësyrë Kosovës për ta çliruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit i cili po vriste e masakronte civil të pafajshëm. E një ushtareje britanike, pjesë e Royal Air Force, i kishte rënë […]
Ndërhyrja ndërkombëtare ushtarake ka qenë jetike për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Ushtarë të shumtë nga SHBA’ja, Britania e Madhe e Gjermania ia kishin mësyrë Kosovës për ta çliruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit i cili po vriste e masakronte civil të pafajshëm.
E një ushtareje britanike, pjesë e Royal Air Force, i kishte rënë hise që Krishtlindjet e vitit 1999 ti priste në Kosovë.
E një kujtim të tillë ajo është kujdesur që ta ndajë edhe në rrjete sociale, duke e treguar për mëngjesin e 24 dhjetorit të vitit 1999 që e kishte gjetur në bazën ushtarake të Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ajo e kujton me shumë nostalgji kohën përgjatë të cilës ka shërbyer në Kosovë.
Mëngjesi i vitit 1999

“Duke u zgjuar në një mëngjes Krishtlindjesh në Kosovë 1999 dhe duke bërë më të mirën në kushtet e disponueshme. Iu uroj siguri të gjitha forcave tona të armatosura për një Vit të Ri dhe Krishtlindje”, ka shkruar ajo.












