Uron ambasadori britanik Abbott vitin 2020: S’kërkon falje për turpërimin që na bëri Anglia në shtëpi

Uron ambasadori britanik Abbott vitin 2020: S’kërkon falje për turpërimin që na bëri Anglia në shtëpi

Natyrisht, titulli i këtij artikulli është sarkastik dhe nuk pasqyron qëndrimin redaktorial të Periskopit. Anglia nuk kishte asnjë arsye të na kërkonte falje që na mundi 1-4 në “Fadil Vokrri”, edhe pse do të kishte qenë mirë të ishin më të përmbajtshëm. Por, mikpritja që i bëmë tifozëve anglezë gjatë atij vikendi u përmend në […]

Natyrisht, titulli i këtij artikulli është sarkastik dhe nuk pasqyron qëndrimin redaktorial të Periskopit. Anglia nuk kishte asnjë arsye të na kërkonte falje që na mundi 1-4 në “Fadil Vokrri”, edhe pse do të kishte qenë mirë të ishin më të përmbajtshëm.

Por, mikpritja që i bëmë tifozëve anglezë gjatë atij vikendi u përmend në urimin e vitit të ri nga Nicholas Abbott.

“Vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për mua. Ngrohtësia e mikpritjes për tifozët Anglezë ishte më e mira që ata kanë pranuar kudo në botë, dhe unë ende ndihem shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë t’a përjetoj si Ambasador Britanik këtu. Pavarësisht rezultatit të lojës, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes dy vendeve tona.” – shkruan z.Abbott.

Kujtojmë se ambasadori aktual i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mori detyrën vetëm katër muaj më parë nga z.Ruairi O’Connell.

Më poshtë keni statusin e plotë të z.O’Connell në gjuhën shqipe e atë serbe:

Gjatë kësaj sezone festive do të dëshiroja të ndaja me ju disa mendime dhe përshtypje nga katër muajt e parë në Kosovë. Ky është një vend me plotë jetë, i ri dhe me shumë potencial. Jam shumë falenderues për mikpritjen e ngrohtë që une dhe familja ime kemi pranuar këtu.

Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të kaloj kohë me burrat dhe gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë muajve të kaluar. Ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës: profesionistë, të aftë dhe nga të gjitha komunitetet. Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë ndër të parët që kanë ndihmuar ata në nevojë për shpëtim dhe asistencë pas termetit në Shqipëri muajin e kaluar. Aftësia dhe guximi i tyre është vlerësuar me të drejtë. Ne do të vazhdojmë të përkrahim FSK-në me asistencë dhe trajnime edhe në vitin 2020.

Në tetor LSM Sophie, Kontesha e Wessex ka vizituar Kosovën, ku u takua me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje. Në javët e kaluara ne kemi ndëgjuar për raste të dhimbshme të stigmës që po vazhdon të ndikojë te viktimat e pafajshme, edhe brenda familjeve të tyre. Është koha që të gjithë ne t’a ngrisim zërin për të drejtat dhe dinjitetin e viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, të ju ofrojmë përkrahje, solidaritet dhe t’i pranojmë ata.

Vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për mua. Ngrohtësia e mikpritjes për tifozët Anglezë ishte më e mira që ata kanë pranuar kudo në botë, dhe unë ende ndihem shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë ta përjetoj si Ambasador Britanik këtu. Pavarësisht rezultatit të lojës, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes dy vendeve tona.

Përderisa i afrohemi fundit të vitit 2019, unë dua të ju uroj vitin e ri 2020, me gëzime dhe prosperitet.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?