U zbulua nga policia pasi pozoi në rrjetet sociale me 88 mijë dollarët e vjedhura në bankën ku punonte

U zbulua nga policia pasi pozoi në rrjetet sociale me 88 mijë dollarët e vjedhura në bankën ku punonte

Postimi në rrjetet sociale i ka bërë “gjëmën” një ish-punonjësi banke në SHBA, që kishte vjedhur më shumë se 88 mijë dollarë nga banka ku ishte punësuar. Arlando Henderson, u arrestua nga FBI në 4 dhjetor pasi dyshohej si autori i grabitjes. Sipas një deklarate të Zyrës së Prokurorisë në Karolinën e Veriut, raportohet se […]

Arlando Henderson, u arrestua nga FBI në 4 dhjetor pasi dyshohej si autori i grabitjes. Sipas një deklarate të Zyrës së Prokurorisë në Karolinën e Veriut, raportohet se 29-vjeçari kishte akses në kasafartën e bankës.

Referuar hetimeve nga prokuroria, rezulton se Henderson vodhi para nga depozitat e bëra nga klientët e bankës në kasafortë në të paktën 18 raste në vitin 2019. Gjithashtu ai dyshohet se depozitoi disa prej tyre në një ATM.

Autoritetet thonë se 29-vjeçari i përdori paratë e vjedhura për shpenzimet e tij personale, dhe për të blerë një automjet luksoz. Sipas deklaratës së prokurorisë, me paratë e vjedhura, ai bëri një pagesë 20 mijë dollarë për të blerë një Mercedez Benz të 2019, ndërsa për pjesën tjetër të parave, mori një kredi nga një bankë tjetër.

Në aktakuzën e prokurisë dhuhet ndër të tjera se: “Ai e bëri këtë duke siguruar informacione të rreme dhe dokumente të falsifikuara, përfshirë deklaratat e falsifikuara të bankave”.

Krimet e Henderson u zbuluan pasi ai vendosi të ndante “pasuritë” e tij të reja në rrjetet sociale. Në disa postime në Facebook dhe Instagram, 29-vjeçari postoi disa foto ku mban në duar shuma të mëdha parash dhe duke pozuar para veturës së tij të re.

Mbi të rëndojnë dy akuza për mashtrim të institucionit financiar, 19 akuza për vjedhe, përvetësim dhe keqpërdorim dhe 12 akuza për regjistrime falas. Ai mund të dënohet deri në 30 vjet burg dhe 1 milion dollarë gjobë.

29-vjeçari është akuzuar gjithashtu për pastrim parash të transaksioneve, i cili mbart një dënim prej 10 vjet burg dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?