U qëllua tetë herë me thikë: Nga përgjimi për të riun deri tek dy provat e forta të prokurorisë

Gjykata e Korçës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për 18 vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flamur Duçit në fshatin Mborje. Edhe pse i riu në gjykate ka deklaruar se është i pafajshëm, dy janë provat me te forta qe prokuroria ka në dorë për krimin e rëndë; […]

Gjykata e Korçës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për 18 vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flamur Duçit në fshatin Mborje.

Edhe pse i riu në gjykate ka deklaruar se është i pafajshëm, dy janë provat me te forta qe prokuroria ka në dorë për krimin e rëndë; njollat e gjakut në veshjen e autorit të dyshuar dhe një fije floku e gjetur në dorën e viktimës.

Nga ana tjetër prokuroria ka dëshmi kontradiktore të dy prindërve të 18 vjeçarit dhe të xhaxhait të tij ashtu siç ka një bisedë të ambientale ku i riu i dikton xhaxhait të tij se çfarë duhet të thotë për grupin e hetimit. Por prokuroria nuk ka paraqitur motivin bazë që mund ta ketë shtyrë të riun drejt kryerjes së kësaj vrasje. Ai ka disa gërvishtje në trup dhe në fytyrë, çka do të thotë se mund të jetë përleshur me viktimën.

Mësohet se 45 vjeçari është goditur tetë herë me thikë.

Ndërsa avokati mbrojtës kërkoi një mase më të lehte për 18 vjeçarin duke kërkuar nga gjykata për të riun arrestin në shtëpi ose me afat 30 ditor në burg deri në daljen e përgjigjes së rezultateve të analizave, gjykata nuk e mori parasysh këtë kërkesë.

Ndërsa në gjykatë Devis Hoti është shprehur si i pafajshëm duke mohuar edhe njëherë autorësinë e kësaj vrasje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?