Troç e qartë: Ambasada e Zvicrës sulmon ashpër Vuçiqin për deklaratën mbi Reçakun

Troç e qartë: Ambasada e Zvicrës sulmon ashpër Vuçiqin për deklaratën mbi Reçakun

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kabinetit të tij për masakrën e Reçakut. Vuçiq duke komentuar dënimin që iu dha ish ministrit në Qeverinë Haradinaj II, Ivan Todosijeviq i cili mohonte masakrën e Reçakut dhe fyente viktimat, kishte mbështetur atë mohim duke u shprehur […]

Vuçiq duke komentuar dënimin që iu dha ish ministrit në Qeverinë Haradinaj II, Ivan Todosijeviq i cili mohonte masakrën e Reçakut dhe fyente viktimat, kishte mbështetur atë mohim duke u shprehur me gjuhë fyese madje edhe për raportuesin e OSBE-së në atë kohë, William Walker.

Kjo ishte dënuar edhe nga Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, por të cilët kishin theksuar rëndësinë që të mos kishte dënime selektive në lidhje me këto raste, dhe duke potencuar rëndësinë e lirisë së shprehjes në vendin tonë.

Por, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar një reagim shumë më të ashpër në lidhje me rastin.

“Pjesë e rëndësishme [e shoqërive post-konfliktuale] është pranimi i viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera… Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të shfaq respekt për viktimat dhe familjet.” – shkruhet në reagimin e zviceranëve.

Më tej, thuhet se Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë mbështesin dënimet e fuqishme dhe unekuivoke të deklaratës së Presidentit Vuçiq që mohonte mizoritë në Reçak.

Më poshtë e keni të përkthyer nga Periskopi gjithë deklaratën e shkruar nga Ambasada e Zvicrës:

Reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe i Qendrës së Ligjit Humanitar të Kosovës për mohimin e mizorive në Reçak

Në shoqëritë post-konfliktuale është fondamentale që të trajtohet e kaluara. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është pranimi i viktimave dënimi i krimeve të kryera. Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e së kaluarës janë para-kushte për një pajtim afat-gjatë dhe të kuptimshëm. Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të shfaq respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të konfrontohet, veçanërisht kur vjen nga përfaqësues politikë të institucioneve shtetërore.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë [HLC Kosovo] mbështesin dënimet e fuqishme dhe unekuivoke të deklaratës së dhënë nga Presidenti Vuçiq që mohonte mizoritë në Reçak. Më 15 janar 1999 në fshatin e Reçakut krime masive u kryen kundër shqiptarëve, shumica prej të cilëve ishin civilë të paarmatosur./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?