Tre të plagosur rëndë nga të shtënat me armë në Teksas

Të paktën tre persona kanë marrë lëndime serioze trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kishë në White Settlement të Teksasit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit, Mike Drivdahl, shkruan CNN. Policia e ka pranuar informatën pak para orës 10:00 të mëngjesit për disa persona të plagosur nga […]
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit, Mike Drivdahl, shkruan CNN.
Policia e ka pranuar informatën pak para orës 10:00 të mëngjesit për disa persona të plagosur nga arma e zjarrit.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur tre persona të plagosur – viktimat janë dërguar për në spital në gjendje kritike.
Dyshohet se edhe dorasi është në mesin e tre të plagosurve.












