Tragjike: 43 të vdekur nga zjarri në një fabrikë të Indisë

Tragjike: 43 të vdekur nga zjarri në një fabrikë të Indisë

Të paktën 43 persona kanë vdekur shkaku i një zjarri që shpërtheu në ndërtesën e një fabrike në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, njoftoi policia indiane. Kishore Singh, mjek në një spital publik, njoftoi se 16 persona të tjerë janë duke u trajtuar për shkak të djegieve që kanë pësuar dhe tymit që e kanë […]

Kishore Singh, mjek në një spital publik, njoftoi se 16 persona të tjerë janë duke u trajtuar për shkak të djegieve që kanë pësuar dhe tymit që e kanë thithur. Sipas tij, të gjithë personat e lënduar ndodhen në gjendje stabile.

Një zyrtar policor në lagjen tregtare të Sadar Bazar-it, tha: “Shumica e personave që kanë vdekur ishin duke fjetur kur shpërtheu zjarri dhe e humbën jetën për shkak të asfiksisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ky zjarr ishte jashtëzakonisht i tmerrshëm dhe përmes një deklarate shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Lutjet e mia janë për ata që i humbën të dashurit e tyre. Të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Autoritetet janë duke e ofruar tërë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë”, thuhet në deklaratën e kryeministrit indian.

Zjarri shpërtheu në orën 5 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale në pjesën e vjetër të qytetit, ku rrugët e ngushta janë të ngarkuara me shumë njësi të vogla prodhuese.

Zëvendësshefi i zjarrfikësve të kryeqytetit tha se ata i kanë shpëtuar së paku 50 njerëz, ndonëse disa prej tyre vdiqën më vonë.

Mungesa e planifikimit, kontrollit dhe rregulloreve të sigurisë bën që në Indi shpesh të ketë raste të tilla vdekjeprurëse, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?