Tirana ndez dritat për Vit të Ri, Mitrovica mbetet në terr shkaku i ndihmave që i dhuroi Shqipërisë

Qyteti i Tiranës u zbukurua si kurrë më parë me drita e stoli të ndryshme shumëngjyrëshe për të dhënë mesazhin se “jeta vazhdon”. Ndërkohë, siç alarmon publicisti Nexhmedin Spahiu, Mitrovica “e varfër” ka ngelur në terr. Mitrovica duket se ka ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të tmerrshëm me fondet e ndara për stolisjen e Vitit të […]
Mitrovica duket se ka ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të tmerrshëm me fondet e ndara për stolisjen e Vitit të Ri.
Për më tepër, kjo komunë ka dërguar në Durrës duket edhe buxhetin e paraparë për ndihma sociale gjatë dimrit.
“Mitrovica ka dërguar në Durrës edhe buxhetin e paraparë për ndihma sociale gjatë dimrit (dru për ngrohje etj), duke harruar se në Mitrovicë dimri për familjet e varfra është më i egër se në Durrës.” – ka shkruar Spahiu, përcjell Periskopi.
Ndërsa në anën tjetër të kufirit, ky është arsyetimi për festën që po bëhet:
“Patjetër që do të respektojmë të gjitha vështirësitë, por duhet t’iu kujtojmë të gjithëve se jeta vazhdon. Ajo që mësuam në vitin e fundit të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet është se ne jemi të fortë kur jemi bashkë. Ne rrëzohemi shpesh po kemi vullnetin të ngrihemi shpejt”. – ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Më poshtë e keni të plotë dhe të paredaktuar statusin e z.Spahiu:
Shihni paradoksin. Mitrovica e varfër ka ngelë pa dekorimet e vitit të ri ngaqë buxhetin e paraparë për këtë ka vendosë ta dhurojë për viktimat e termetit në Durrës 350 km larg. Tirana 35 km afer Durrësit feston vitin e ri me drita shumëngjyrshe. Për më tepër Mitrovica ka dërguar në Durrës edhe buxhetin e paraparë për ndihma sociale gjatë dimrit (dru për ngrohje etj), duke harruar se në Mitrovicë dimri për familjet e varfëra është më i egër se në Durrës. Kështu është kur bënë nder me fukarenjtë me para të fukarenjëve për të përfituar publicitet












