Thaçi – Ramës: Jo nesër, por qysh sot jam gati ta heqim kufirin me Shqipërinë – bëje edhe ti

(E PLOTËSUAR) Presidenti Hashim Thaçi, në fjalimin e fundvitit, ka thënë se ai është i gatshëm të marrë vendim për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe një gjë të tillë, fton ta bëj edhe kryeministrin Edi Rama. “Si president i Kosovës, konfirmoj që qysh sot, jo nesër, por qysh sot, të heqim cdo […]
(E PLOTËSUAR) Presidenti Hashim Thaçi, në fjalimin e fundvitit, ka thënë se ai është i gatshëm të marrë vendim për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe një gjë të tillë, fton ta bëj edhe kryeministrin Edi Rama.
“Si president i Kosovës, konfirmoj që qysh sot, jo nesër, por qysh sot, të heqim cdo barrierë, pra edhe kufirin mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ftoj mikun tim kryeministrin Edi Rama, të marrë këtë vendim.
Unë jam gati, sepse nuk mund të presim teket e Serbisë, që kërkojnë pajtimet tona si vende të pavarura dhe sovrane”, ka thënë ai.
Thaçi: Kosova nuk u ftua në Novi Sad, Shqipëria e vendet fqinje morën pjesë megjithëse njohin shtetin tonë
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova refuzoi dy ftesa për takimin lidhur me ‘mini-shengenin’, pasiqë në Novi Sad nuk u ftua fare.
“Të jemi të qartë, në Novisad Kosova nuk ka qenë e ftuar fare, pra unk kemi qenë të trajtuar as si shtet i barabartë. Ky është një fakt, që Maqedonia V, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë parasysh sepse jemi njohur si shtet i pavarur.
Si rrjedhojë e refuizmit të Kosovës në Novisad, të dy ftesat që na janë dërguar nga kryeministri Zaev dhe nga kryeministri Rama i kam refuzuar.
Arsye tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se bashkëpunimi rajonal dikush të përjashtohet, pra në Novisad Kosova ka qenë e përjashtuar.
Kosova nuk e ka asnjë cështje të hapur me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi, por cështje fundamentale dhe rrezik për paqen dhe stabiliteitn në rajon dhe aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan mbetet Serbia.
Te iniciativat rajonale, të respektojnë vendimet që kanë marrë, ta njohin Kosovën si shtet i pavarur”, ka thënë Thaçi./Periskopi/












