Thaçi në Reçak: Heshtja e ndërkombëtarëve po ia hap gojën Serbisë dhe po e trimëron që ta mohojë gjenocidin ne Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Reçakun. Ai u tregua i ashpër me ndërkombëtarët, për të cilët thotë, se me heshtjen e tyre, ia kanë hapur gojën Serbisë që ta mohojë gjenocidin në Kosovë. “Të kujtojmë të kaluarën që të ecim përpara, një të ardhme të sigurt për qytetarët. Sot kam zgjedhur të vizitoj […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Reçakun. Ai u tregua i ashpër me ndërkombëtarët, për të cilët thotë, se me heshtjen e tyre, ia kanë hapur gojën Serbisë që ta mohojë gjenocidin në Kosovë.
“Të kujtojmë të kaluarën që të ecim përpara, një të ardhme të sigurt për qytetarët. Sot kam zgjedhur të vizitoj Reçakun që është pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatë civile në kuadër të gjenocidit të ushturar nga shteti i Serbisë.
Serbia ka kryer rreth 400 masakra, ka vrarë rreth 1300 fëmijë, aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 mijë gra, në të njëjtën kohë kemi 13 mijë civilë të vrarë.
E ritheksoj, Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimin kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë.
Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, për fat të keq, ata që kanë kryer krim kundër njerëzimit dhe gjenocid nuk janë hetuar e nuk kanë dalë para drejtësisë as lokalë e as ndërkombëtare.
E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet e madje duke fyer apo etiketuar civilët e vrarë, sic mund të ndodhë edhe diku tjetër që kanë kryer krime edhe në Bosnjë e Kroaci.
E ardhmja ndërtohet duke pranuar përgjegjësinë e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës.
Për fat të keq, duhet të them me zhgënjim se heshtja e ndërkombëtare sidomos mozvivizta e tyre sidomos në Reçak që e theksoj ka qenë pika kulminante që ka kryer masakra shteti i Serbisë, ia ka hapur gojën dhe ka aminustuar në një farë forme edhe lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë me krenari të mohojë gjenocidin në Kosovë.
Dëshiroj të falënderoj ambasadën e Zvicrës që ka qenë shumë e qartë në formulimet e veta sa i përket masakrës në Reçak,
Krimi i kryer në Reçak, krimi kundër njerëzimit është krim, masakër, dhe nuk është event, event është edhe një ngjarje sportive, një ndejë e lirë. Këtu ka qenë një ushtri e udhëhequr nga lidershipi i Serbisë që ka kryer krim këtu.
Heshtja dhe mosvizita e ndërkombëtarëve këtu, për të hedhur ndonjë lule për ato gra, pleq e fmëijë që u masakruan këtu, ka trimëruar Serbinë për të mohuar gjenocidin në Kosovë”, ka thënë Thaçi./Periskopi/












