Thaçi: Lëni anash interesat politike, formoni sa më shpejt institucionet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar deputetët pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tutje, Thaçi ka përçuar një mesazh ku kërkon që të lihen anash interesat politike dhe të formohen sa më shpejt institucionet e Kosovës. Shkrimi i plotë: I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit […]
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar deputetët pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Tutje, Thaçi ka përçuar një mesazh ku kërkon që të lihen anash interesat politike dhe të formohen sa më shpejt institucionet e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH












