Thaçi: Kushdo që zgjedhet President pas meje i uroj suksese, nuk kam nostalgji më për asnjë post

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e kandidimit të Isa Mustafës për president në vitin 2021 ose ndonjë emri tjetër në këtë post. Ai ka thënë që partitë fituese mund të merren vesh për të gjitha çështjet dhe presidentit të ri, do t’i uronte vetëm suksese. “Sa i përket zgjedhjeve parlamentare edhe për president, […]
Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e kandidimit të Isa Mustafës për president në vitin 2021 ose ndonjë emri tjetër në këtë post. Ai ka thënë që partitë fituese mund të merren vesh për të gjitha çështjet dhe presidentit të ri, do t’i uronte vetëm suksese.
“Sa i përket zgjedhjeve parlamentare edhe për president, mendoj që kemi kohë për të menduar. Do ishte në interes që partia fituese ose në koalicion të merren vesh për tana senet. Kushdo që zgjedhet unë i uroj suksese, unë do jem edhe më i lirë me angazhimet e mia që mund të mos jenë gjithë politike. Nuk kam nostalgji për asnjë zyrë institucionale, respect për të gjitha zyret institucionale”, ka thënë ai./Periskopi/












