Thaçi: Kosova nuk u ftua në Novi Sad, Shqipëria e vendet fqinje morën pjesë megjithëse njohin shtetin tonë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova refuzoi dy ftesa për takimin lidhur me ‘mini-shengenin’, pasiqë në Novi Sad nuk u ftua fare. “Të jemi të qartë, në Novisad Kosova nuk ka qenë e ftuar fare, pra unk kemi qenë të trajtuar as si shtet i barabartë. Ky është një fakt, që Maqedonia V, Mali […]
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova refuzoi dy ftesa për takimin lidhur me ‘mini-shengenin’, pasiqë në Novi Sad nuk u ftua fare.
“Të jemi të qartë, në Novisad Kosova nuk ka qenë e ftuar fare, pra unk kemi qenë të trajtuar as si shtet i barabartë. Ky është një fakt, që Maqedonia V, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë parasysh sepse jemi njohur si shtet i pavarur.
Si rrjedhojë e refuizmit të Kosovës në Novisad, të dy ftesat që na janë dërguar nga kryeministri Zaev dhe nga kryeministri Rama i kam refuzuar.
Arsye tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se bashkëpunimi rajonal dikush të përjashtohet, pra në Novisad Kosova ka qenë e përjashtuar.
Kosova nuk e ka asnjë cështje të hapur me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi, por cështje fundamentale dhe rrezik për paqen dhe stabiliteitn në rajon dhe aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan mbetet Serbia.
Te iniciativat rajonale, të respektojnë vendimet që kanë marrë, ta njohin Kosovën si shtet i pavarur”, ka thënë Thaçi./Periskopi/












