Thaçi: BE-ja po shpërblen shantazhuesit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”, si panelist kryesor ka folur për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Para shumë përfaqësuesve shtetërorë të SHBA-së, BE-së dhe shoqërisë civile, presidenti Thaçi ka thënë se po shohim se BE-ja ka standarde të dyfishta. “Derisa Kosova bllokohet në liberalizim […]
Para shumë përfaqësuesve shtetërorë të SHBA-së, BE-së dhe shoqërisë civile, presidenti Thaçi ka thënë se po shohim se BE-ja ka standarde të dyfishta.
“Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, ka thënë ai.
Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzojmë procesin, kurse tash taksa po përdoret për ta kushtëzuar dialogun.
“Si të lëvizim përpara? Nga eksperienca në procese deri më tash dua t’i përmend dy gjëra. E para, uniteti i shteteve të Kuintit, i cili është kyç që të vazhdojmë përpara me procesin. Dhe e dyta, koordinim i plotë SHBA dhe BE, edhe pse as ky koordinim nuk bën shumë punë kur vende të Bashkimit Evropian nuk lodhen se çka vendos BE. Disa prej tyre, madje shkaktojnë edhe shumë konfuzion në shtetet tona, si tek politikanët, ashtu dhe te qytetarët”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se këto janë kushtet për ta rinisur procesin dhe për arritjen e marrëveshjes finale, derisa dialogu dhe marrëveshja përfundimtare, sipas tij, nuk kanë alternativë për stabilitetin e Ballkanit.












