Tërmkolli: LV-ja po shantazhon shtetin dhe popullin

Tërmkolli: LV-ja po shantazhon shtetin dhe popullin

Ish-deputetja e LDK-së  Melihate Termkolli, po i cilëson si shantazh ndaj popullit deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Teksa ka përmendur një intervistë të deputetit të zgjedhur të VV-së, Haki Abazi, Tërmkolli ka thënë se deklaratat e tipit se të gjithë do të largohen nga Kosova në rast se nuk qeveris Vetëvendosje janë deklarata marksiste-leniniste. […]

Ish-deputetja e LDK-së  Melihate Termkolli, po i cilëson si shantazh ndaj popullit deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa ka përmendur një intervistë të deputetit të zgjedhur të VV-së, Haki Abazi, Tërmkolli ka thënë se deklaratat e tipit se të gjithë do të largohen nga Kosova në rast se nuk qeveris Vetëvendosje janë deklarata marksiste-leniniste.

Sipas saj një qasje e tillë nga Vetëvendosje është e rrezikshme, duke thënë se partia që drejton Albin Kurti duhet të kuptojë përgjegjësitë që ka marrë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Shkrimi i plotë :

VV, po shantazhon shtetin dhe “popullin”!

Njëri nga eksponentët kryesorë të VV, mbrëmë në T7, deklaroi se nëse nuk bëhet qeveria e VV, “të gjithë do të largohemi” nga Kosova, sepse qeveria e VV “ është shpresa e fundit”. Nuk ka shantazh më të madh që i bëhet Kosovës se sa deklaratat e tilla të tipit marksist-leninist, se nëse ata nuk e kanë tërë pushtetin, në këtë vend ndodhë apokalipsi, bëhet hataja, përmbyset krejt bota. E vërteta është se është krijuar një “shpresë”, më tepër një eufori nga shumë segmente të interesuara për situata të tilla. Në fakt, në radhë të parë, për shkak të qeverisjes kriminale në këtë vend për kohë të gjatë. E ditur, se euforitë, si gjithnjë janë iracionale, shpejt vijnë edhe më shpejt shkojnë. Tani qytetarët dhe të gjithë po shohin se VV-ja, më tepër se shtetin, e duan pushtetin. Përdorimi i frikës për zbrazje të Kosovës, si atu për një pushtet absolut, është e rrezikshme dhe e papranueshme. Zbrazja tanimë mund të rritet në radhë ta parë për shkak të paaftësisë së VV-së për formimin e institucioneve. Përtej euforisë dhe shantazheve, është koha që VV të kuptojë përgjegjësitë e saj në situatën e tanishme, si përgjegjësja kryesore për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Apokalipsi i Kosovës ka përfunduar më 1999. Thirrja dhe nxitja për një apokalips të ri në këtë vend, jo veҁ që nuk e amniston VV-në nga përgjegjësia por e bënë fajtorin kryesor. Nuk është koha për shantazhe, për hedhje faji as për viktimizim. Formojini institucionet, me LDK-në apo me kë të doni.

Përndryshe, në vazhdën e mendësisë së saj politike, nuk është ҁudi që VV, edhe në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të hedhë gaz lotsjellës (helmues), ose nesër të organizojë protesta. Është e dhimbshme nëse dijnë të bëjnë vetëm këtë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?