Tërmkolli godet partinë: LDK-në e ka uzurpuar udhëheqja e ngushtë

Tërmkolli godet partinë: LDK-në e ka uzurpuar udhëheqja e ngushtë

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar ashpër partinë e saj, duke thënë se udhëheqja e ngushtë po e përdorë partinë veç për pazare që iu shkojnë për shtat interesave personale. Në një  bisedë për Periskopin, Tërmkolli tha se LDK-ja e sotme nuk i ngjan as për së afërmi asaj që ishte […]

Në një  bisedë për Periskopin, Tërmkolli tha se LDK-ja e sotme nuk i ngjan as për së afërmi asaj që ishte nën udhëheqjen e ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Duke folur për insistimin e LDK-së për postin e Presidentit, çështje kjo e cila ka bllokuar arritjen e marrëveshjes për qeverisje me LVV-në, Tërmkolli thotë se vet LDK-ja ka qenë e pajtimit që Presidenti të zgjidhet përmes qytetarëve.

“Jo, jo , LDK-në e ka uzurpuar udhëheqja e ngushtë dhe po e përdorë veç për pazare të tyre. Po, duhet të bisedohet për ndryshimin e Kushtetutës edhe për çështjen e Presidentit. Qëndrimet e kahmotshme të LDK-së rugoviane, janë që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët”, ka deklaruar Tërmkolli.

Ish- deputetja e LDK-së,  ka thënë se dialogu me Serbinë e orientimet politike strategjike janë dy nga çështjet e shumta që i sheh si gabim që nuk janë vënë në tryezën e diskutimit nga LVV e LDK, gjatë takimeve për harmonizim të programit.

“Me sa po shihet nuk kanë biseduar për çështjet esenciale shtetërore si bisedimet me Serbinë, orientimet politike strategjike”, ka thënë Tërmkolli.

Duke folur për  deklaratat e ashpra të cilat po i lëshojnë zyrtarë të VV-së ndaj liderit të LDK-së, Tërmkolli i ka cilësuar të ulëta.

“Përqeshja, kushdo që e bën dhe ndaj çdo kujt është e ulët, jo serioze, ata kanë obligim të punojnë për formimin e institucioneve, po harrojnë që Kosova po vazhdon të zbrazët”, ka deklaruar Tërmkolli.

Ajo ka komentuar edhe përplasjet publike në mes dy nënkryetarëve të LDK-së Agim Veliut e Vjosa Osmanit, duke thënë se janë ata që duhet të përgjigjen për këtë çështje, por se thekson se e ‘ ajo që është e sigurt është se ato përplasje nuk po ndodhin për çështje të interesit të vendit apo LDK-së’.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga mbajtja e seancës konstitutive.  LVV dhe LDK ende nuk po mund të arrijnë marrëveshje për koalicion për formimin e Qeverisë. Çështja e postit të Presidentit për të cilin po insiston LDK-ja është pika kryesore e mospajtimeve për arritjen e koalicionit.

Ndërkohë, për ditën e sotme nuk është paralajmëruar ende ndonjë takim në mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të LDK-së Albin Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkohë sot shënon 30 vjetorin e themelimit./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?