Tërmet i fortë pranë një centrali bërthamor

Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë Rihter tronditi sot rajonin jugperëndimor të Iranit, me epiqendër 45 kilometra larg centralit bërthamor të Bouchehr-it, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan (USGS). Sipas zyrtarëve, tani për tani, nuk janë konstatuar dëme. “Nëse bazohemi mbi vlerësimet e Gjysmëhënës së Kuqe dhe autoriteteve rajonale, nuk jemi informuar ende për dëme”, konfirmoi drejtori […]
Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë Rihter tronditi sot rajonin jugperëndimor të Iranit, me epiqendër 45 kilometra larg centralit bërthamor të Bouchehr-it, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan (USGS).
Sipas zyrtarëve, tani për tani, nuk janë konstatuar dëme.
“Nëse bazohemi mbi vlerësimet e Gjysmëhënës së Kuqe dhe autoriteteve rajonale, nuk jemi informuar ende për dëme”, konfirmoi drejtori i Njësisë krahinore për Krizat, Jahangir Dehghani.
Agjencia iraniane e Sizmologjisë mati paraprakisht një magnitudë 4,9.












