Tentuan të shkonin në Londër nga Hungaria me dokumente false, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet hungareze kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një ukrainas në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas Hungary Today, tre personat u arrestuan në qytetin Debrecen, në Hungarinë lindore. Ata do të udhëtonin për në Londër nga aeroporti Debrecen, po u arrestuan në momentin që u prezantuan me letërnjoftim të rremë. Për […]
Sipas Hungary Today, tre personat u arrestuan në qytetin Debrecen, në Hungarinë lindore.
Ata do të udhëtonin për në Londër nga aeroporti Debrecen, po u arrestuan në momentin që u prezantuan me letërnjoftim të rremë.
Për tre të arrestuarit ka filluar procedimin penal nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve publike./Ora News.tv/












