Telekomi i Kosovës: Ministri Lluka rrezikon sigurinë nacionale

Telekomi i Kosovës: Ministri Lluka rrezikon sigurinë nacionale

Viti 2019 Telekomin e Kosovës e ka karakterizuar me sfida dhe vështirësi të shumta, qoftë në aspektin e operimeve si rezultat i pamundësisë financiare për t’i mirëmbajtur dhe zhvilluar platformat e veta për ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët; qoftë nga mungesa e përkrahjes së munguar nga Aksionari, konkretisht nga MZHE, si përfaqësues […]

Është e kuptueshme se të gjithë kompanitë telekomunikuese në botë viteve të fundit janë ballafaquar me rënie të të hyrave si pasojë e shumë faktorëve, ndërsa kësaj rënie nuk i ka shpëtuar as Telekomi i Kosovës. Duke marrë parasysh këtë trend, Telekomi i Kosovës, problemet, sfidat, telashet financiare i ka adresuar në mënyrë zyrtare vazhdimisht tek ministri i MZHE-së z. Valdrin LLuka.

Ministrit Lluka çdo herë dhe në çdo takim të mundshëm i janë rikujtuar problemet dhe pasojat e mundshme nga neglizhenca dhe mospërkrahja e duhur për kompaninë tonë, në kohën kur kemi pasur nevojë më së shumti për bashkëpunim reciprok dhe adresim të qartë të vendimmarrjeve në të dobi të stabilitetit teknik, financiar dhe social për Telekomin e Kosovës.

Në vend të kësaj përkrahje të munguar, ministri Lluka për arsye që vetëm ai i dinë, në shumë raste e ka dëmtuar imazhin e Telekomit të Kosovës me deklaratat e tij për falimentim të ndërmarrjes, deklarime këto që nuk do të duhej të përfaqësonin qëndrimin parimor dhe logjik të Aksionarit, në këtë rast Qeverisë së Kosovës.

Prapavija e deklarimeve të tilla nga ministri Lluka edhe sot mbetet e panjohur dhe e pasqaruar.

Dhe, në të njëjtin kohë vendimi për mosekzekutim të mjeteve të ndara të Qeveria e Kosovës, ministri Lluka e forcon edhe më tepër bindjen tonë se me vendimet e tij po e dëmton qëllimshëm dhe për interesa të tij afarizmin e Telekomit të Kosovës.

Deklarimet e ministrit Lluka për qëllime e tij tendencioze, jo vetëm që kanë stagnuar operimet normale të kompanisë sonë, por me veprimet e tilla po rrezikon edhe Sigurinë Nacionale duke vështirësuar operimin edhe institucioneve të sigurisë kombëtare, siç janë Policia e Kosovës, AKI, KFOR-i, Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimi i Emergjencës, Kulla e Aeroportit.

Ne gjatë gjithë kësaj kemi kërkuar përkrahje nga ky ministër për të na mundësuar dhe lehtësuar procedurat e finalizimit të procesit të marrjes së një garancioni bankar për t’i financuar projektet më të rëndësishme për Telekomin e Kosovës, siç janë projektit për implementimin e Kodit Shtetëror, Ligjit për Përgjim si dhe mirëmbajtjen e tërësishme të platformave teknike.

Megjithatë, të gjitha këto sfida dhe vështirësi i kemi përballuar dhe tejkaluar me angazhim të përbashkët.

Telekomi i Kosovës ka përcaktuar synime dhe objektiva të qarta për vitin e ardhshëm, dhe besojmë se do të arrijmë t’i jetësojmë me përkushtimin e paçmueshëm të të gjithëve, duke përfshirë mbështetjen e nevojshme institucionale.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?