Telaku për PISA-n: Presioni i prindërve dhe roli i mësuesve si autoritet i pakontestueshëm demotivon nxënësit

Telaku për PISA-n: Presioni i prindërve dhe roli i mësuesve si autoritet i pakontestueshëm demotivon nxënësit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka organizuar një tryezë për të diskutuar për rezultatet alarmuese të Kosovës në testin PISA dhe ndikimin në sektorin privat. Në tryezë u tha se rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend. Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve […]

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka organizuar një tryezë për të diskutuar për rezultatet alarmuese të Kosovës në testin PISA dhe ndikimin në sektorin privat.

Në tryezë u tha se rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend.

Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, tha se rezultatet e testit PISA nuk janë aspak befasuese duke e marrë parasysh se zhvillimi i programeve dhe i metodologjisë së mësimdhënies në Kosovë nuk i aftëson nxënësit për të aplikuar dijen praktike në kontekst specifik. Ai shtoi se zhvillimi joadekuat i aftësive kreative tek nxënësit ka implikime edhe në sektorin privat, i cili në anën tjetër nuk mund të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit pa një rol proaktiv të institucioneve shtetërore për dialogu në këtë aspekt.

Gresa Statovci, konsulente e arsimit, tha se shikuar nga kënvështrimi ekonomik, përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Ajo shtoi se në kuadër të përpjekjeve për përmirësim të gjendjes së sistemit arsimor, Kosova është duke e implementuar kornizën e kurrikulës së re të arsimit, e cila me përmirësime adekuate do të sjellte rezultate më të mira në testin PISA, dhe rrjedhimisht një fuqi punëtore më të përgatitur. Statovci theksoi se është e domosdoshme që në hartimin e politikave të arsimit të përfshihet edhe sektori privat në mënyrë që të zvogëlohet hendeku ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Në anën tjetër, psikologu si dhe profesori universitar, Naim Telaku, nga aspekti psikologjik i elaboroi disa faktorë të cilët mund të kenë ndikuar në rezultate të dobëta në testin e PISA-s, siç janë kurrikula e papërshtatshme, përdorimi jo i duhur i teknologjisë, vështirësitë emocionale dhe mos funksionimi i trekëndëshit prind-fëmijë-mësimdhënës. Shpesh herë roli i mësimëdhënësve dhe qasja e tyre si autoritet i pakontestueshëm rezulton në demotivim të nxënësve, të cilët në të njëjtën kohë hasin një presion të vazhdueshëm nga prindërit e tyre për rezultate më të mira. Telaku bëri thirrje për zbatim të të gjitha udhëzimeve të nevojshme nga programi PISA për përmirësimin e sistemit të arsimit, duke integruar këtu edhe ndihmën e sektorit privat. Telaku, mes tjerash, foli edhe për nevojën e një qasje që kombinon inteligjencën emocionale me zhvillimin e aftësive kognitive.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?