Tallet Cakolli i PDK-së: LDK e VV s’po pajtohen ku ta nënshkruajnë marrëveshjen, në Prapashticë a në Kuvend

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka ironizuar me stër – zvarritjen e arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së, duke thënë se janë pajtuar për të gjitha çështjet, por s’po pajtohen veç me vendin se ku do ta nënshkruajnë marrëveshjen. Cakolli shkruan në Facebook: Sipas burimeve brenda LDK-së, marrëveshja me VV tashmë arritur, […]
Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka ironizuar me stër – zvarritjen e arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së, duke thënë se janë pajtuar për të gjitha çështjet, por s’po pajtohen veç me vendin se ku do ta nënshkruajnë marrëveshjen.
Cakolli shkruan në Facebook:
Sipas burimeve brenda LDK-së, marrëveshja me VV tashmë arritur, mirëpo mospajtimet kanë të bëjnë me vendin e nënshkrimit.
LDK po dëshiron që marrëveshja të realizohet pikërisht në shtëpinë e Isa Mustafës, aty ku u sulmua nga VV, në Prapashticë, e jo në Kuvendin e Kosovës!
Albinit i duhet patjetër me u rikthy në vendin e “krimit”, që njëherë t’i kërkojë falje e t’ia “shnoshë zemrën” Isës, e pastaj të qeverisin bashkë të lumtur












