Takimi i Sveçlës me Gjuriqin zbeh besimin e qytetarëve në partinë e Albin Kurtit

Takimi i Sveçlës me Gjuriqin zbeh besimin e qytetarëve në partinë e Albin Kurtit

Takimi në mes të deputetit të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq është pritur me kritika të ashpra, si nga politikanë ashtu edhe nga njohës të çështjeve politike në vend. Të dy, ishin pjesë në kuadër të një konference ndërkombëtare, me […]

Takimi në mes të deputetit të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq është pritur me kritika të ashpra, si nga politikanë ashtu edhe nga njohës të çështjeve politike në vend.

Të dy, ishin pjesë në kuadër të një konference ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që u mbajt me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG në Tiranë.

Pjesë e kësaj konference ishin edhe zyrtari i LDK-së Arban Abrashi dhe ai i AAK-së Ardian Gjini.

Megjithatë fotografia e cila është publikuar në media, ka shfaqur Sveçlën, Gjinin e Abrashin të ulur një tavolinë tjetër nga ajo e konferencës, gjë e cila të ngjallte përshtypjen e një takimi miqësor.

Por në opinion ai që u kryqëzua më së shumti për takimin me Marko Gjuriqin, ishte Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të qëndrimeve të kësaj partie, tashmë të njohura.

Lëvizja Vetëvendosje për aq kohë sa ishte në opozitë në vazhdimësi ka kundërshtuar pjesëmarrjen e palës kosovare në tryezat ku merrnin pjesë përfaqësues serbë. Aktivistë të LVV-së madje gjuanin me vezë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, pas takimeve publike që kishin me përfaqësues të shtetit serb, siç kishte ndodhur me ish zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Petrit Selimi.

Derisa, LVV e kishte pranuar se qëndronte prapa atij akti, në komunikatën e lëshuar më 14 tetori të vitit 2015, Vetëvendosje kishte deklaruar se “Petrit Selimi njihet për miqësinë e tij me Ivica Daçiqin, personin që Kosovën e quajti ISIS. Petrit Selimi dhe as shefat e tij asnjëherë nuk reaguan për këtë deklaratë të mikut të tyre Daçiq”.

Por takimi prej miqsh në mes Sveçlës e Gjuriqit, erdhi tri ditë pasi ky i fundit e quajti trillim masakrën më të madhe që ka ndodhur në Kosovë nga regjimi i Slobodan Milloshevqit , atë të Reçakut.

Për këtë,  analisti i njohur Arben Ahmeti, ka deklaruar se takimi i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin është për keqardhje.

Madje Ahmeti thotë se takimi  i Sveçlës me Gjuriqin ka edhe dimension tragjik, kur kujtojmë aktivistët të cilët e kanë përkrahur Sveçlën në dhjetëra aksione në kundërshtimin e takimeve të zyrtarëve qeveritarë të Kosovës me ata serbë.

“Për keqardhje. Pak ditë pasi që mohon Reçakun ne e shohim Gjuriqin në një tavolinë darke me një aktivist politik i cili ka bërë mijëra aksione kundër takimeve të tilla. Ky është dimension që atë foto dhe atë darkë e bënë absurde dhe ironike. Ka edhe dimension tragjik kur e mendon sakrificën e aktivistëve që e kanë ndjekur Sveçlën në aksione e protesta kundër takimeve të tilla”, ka deklaruar analisti Ahmeti në një bisedë me Periskopin.

Që nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit,  ku Vetëvendosje doli parti fituese, kemi parë zbutje të qëndrimeve të kësaj partie për çështje të cilat i ka kundërshtuar zëshëm dhe ndërmjet aksioneve të ndryshme.

I pyetur nëse veprimet kontradiktore të LVV-së, do të zbehin besimin e qytetarëve në qeverinë  e cila pritet të udhëhiqet nga Albin Kurti, Ahmeti  beson se këto lëvizje të VV-së nuk do të lëkundin besimin e qytetarëve në këtë parti, meqë sipas  tij, qytetarët tashmë nuk kanë se kujt t’i besojnë.

“Nuk do te humbas lehtë besimi në VV-në sepse nuk do të ketë kush ta fitojë atë. Zhytja në nepotizëm e korrupsion e partive tjera ka bërë që qytetarët t’i besojnë VV-së. Derisa janë këto parti kështu, VV do të jetë shpresë për qytetarët”, tha Ahmeti.

Të ulët e të rëndë takimin në mes Sveçlës e Gjuriqit e konsideron edhe analisti tjetër Shkodran Ramadani. Ai i ka thënë Periskopit se ai takim ngjante si takim me shokësh.

“ Takimi Sveçla- Gjuriq është shumë ki ulët dhe shumë i rëndë për dy arsye kryesore: për shkak se pamjet e siguruara nuk tregojnë se takimi ka qenë zyrtar në një konferencë, pra nuk ka qenë konferencë, por ka qenë takim miqësor i lirë sikur mes dy shokëve dhe nuk mund të gjendet asnjë arsyetim.  Pra Sveçla ka mundur ta refuzojë edhe nëse organizatori do ta kishte caktuar. Ky takim është mbajtur 2-3 ditë pasiqë Marko Gjuriq është tallur me viktimat e Reçakut, duke mohuar masakrën më të madhe që ka ndodhur gjatë luftës”, tha Ramadani.

Sipas tij, veprime të tilla mund të zbehin gradualisht besimin e qytetarëve në partinë e Albin Kurtit, ani pse është ende herët të flitet për këtë. Çështja është thotë Ramadani se sa do të zgjasë besimi i dhënë i qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qytetarët nuk e humbin besimin menjëherë, por gjithësi veprime të tilla ndikojnë në zbehjen dhe prestigjin e legjitimitetin qytetar. Është ende herët të thuhet që humbet besimi qytetar. Por pushteti të jep shumë mundësi shumë me gabu, por çështja është se sa do të zgjasë ky  besim?’, ka thënë Ramadani. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?