Sveçla nuk i bie pishman për takimin me Gjuriqin: VV gjithmonë do të shkojë në konferenca të tilla

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje i cili u kritikua me të madhe pse u gjend në një tavolinë me Marko Gjuriqin në Tiranë, e sheh krejt normale këtë situatë, transmeton Periskopi. Ai ka thënë se sulmi s’ka të bëjë individualisht me të, por me Vetëvendosjen. ‘’Kjo është në serinë e shumë konferencave që VV merr […]
Ai ka thënë se sulmi s’ka të bëjë individualisht me të, por me Vetëvendosjen.
‘’Kjo është në serinë e shumë konferencave që VV merr pjesë. Jemi para themelimit të Qeverisë ku kundërshtarët e koalicionit janë më të vendosur dhe të egër për të luftuar Qeverinë. S’ka të bëjë diçka me mua individualisht, por me VV’në. Fundi i fundit kjo nuk është befasi sespe gjithmonë kemi qenë të sulmuar nga ata’’, ka thënë ai në një intervistë në Insajderi.
‘’Takimi aty nuk ishte personal me Kosovën, për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk kishte të bëjë me raportet Kosovë-Serbi, statusin e Kosovës ose diçka që do ta veçonte Kosovën dhe Serbinë. VV nuk do të ndalet dhe ik nga përgjegjësia nga ata që mendojnë që Kosova mund të jetë anash dhe të ndëshkohet politikisht si në të kaluarën. VV gjithmonë do të jetë në konferenca të tilla’’.
Ai thotë se në atë takim ia kishte përmendur masakrat e mohuara Marko Gjuriqit, për të cilin thotë se refuzonte të kyçej në këtë temë, por jo drejtpërdrejt.
‘’Ia potencova faktin e mohimit të masakrave dhe gjenocidit në Kosovë. I përmenda deklaratat e tyre kriminale dhe të papërgjegjshme. Kështu iu thash. Ua thashë gjithë të pranishmëve, jo atij veçanërisht’’/PERISKOPI/












