Sveçla – Gjuriqit: Unë s’jam më radikal se Albin Kurti

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u arsyetuar për takimin e afërt të tij me zyrtarin serb, Marko Gjuriq gjatë vikendit në Tiranë, ka treguar se ia kishte përmendur atij mohimet që po ia bëjnë masakrave të kryera në Kosovë, transmeton Periskopi. Në një moment, Sveçla duke iu përgjigjur Marko Gjuriqit se ‘është njeriu më […]
Në një moment, Sveçla duke iu përgjigjur Marko Gjuriqit se ‘është njeriu më radial i afërt me Albin Kurtin’, e bëri një krahasim jo të këndshëm për liderin e tij.
‘’ Jo more unë nuk jam më radikal se Albin Kurti. Unë jam vetëm një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mundohem me gjitha kapacitetet e mia me e mbrojt konceptin e VV’së dhe të drejtën e popullit tim.’’, ka thënë Sveçla në Insajderi.
Kujtojmë që Sveçla ishte kryqëzuar këto ditë për darkën që kishte zhvilluar me Gjuriqin, me rastin e një konference të mbajtur në Tiranë. Krejt kjo në prag të deklaratave skandaloze të zyrtarëve serbë, ku ndër të tjerash mohuan masakrën e Reçakut./Periskopi/












