Surroi thotë se Ramushi po shpenzon paratë tona ‘karate’, e kërkon Vjosa Osmanin presidente

Surroi thotë se Ramushi po shpenzon paratë tona ‘karate’, e kërkon Vjosa Osmanin presidente

Publicistja e njohur Flaka Surroi ka botuar një tjetër shkrim në portalin e saj Koha, në të cilin tematizon zhvillimet e fundit politike, e në veçanti mos-marrëveshjen mes LDK-së dhe VV-së. “A keni sy e veshë?” – titullohet ky shkrim, me gjasë duke menduar për organin e dëgjimit dhe jo për veshjen. Surroi menjëherë hidhet […]

“A keni sy e veshë?” – titullohet ky shkrim, me gjasë duke menduar për organin e dëgjimit dhe jo për veshjen.

Surroi menjëherë hidhet në sulm ndaj kryeministrit në detyrë, z.Ramush Haradinaj, e për të cilin nuk ka ndonjë fjalë të mirë.

Ajo deklaron se ky i fundit mund të jetë kryeministri i vetëm që ka shpenzuar rezervat e shtetit në stilin karate dhe pa kontroll. Në realitet ky është një keqkuptim i znj.Surroi në lidhje me këtë sport, i cili njihet pikërisht për të kundërtën e tij, për disiplinën, kontrollin e vetëpërmbajtjen.

“[Ramush Haradinaj] Është mbase kryeministri i vetëm që rezervave shtetërore u ka hyrë karate dhe pa asnjë kontroll në masën sa e ka tejkaluar edhe limitin e përcaktuar me ligj. Me vendimin e fundit, kur i shpërndau një kiamet pare, i tejkaloi rezervat e planifikuara për nja 1.2 milionë euro.” – shkruan ajo.

Më pas, ajo sulmon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kërkesën e saj për pozitën e presidentit të vendit. E vetmja kandidate e pranueshme dhe konsensuale për këtë post nga kjo parti është znj.Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre.

Më poshtë, drejtoresha e Kohës deklaron edhe se populli “është dërrmuar deri në palcë”, duke menduar për këtë rast rrethanat socio-ekonomike të tyre. Ajo beson që me zgjedhje të reja do të dilnin humbës të gjithë. Për ta lexuar të plotë shkrimin, iu ftojmë të klikoni KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?