Surroi bëhet me VV-në: LDK duhet të lëshojë pe për presidentin

Publicistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, në shkrimin e radhës të publikuar në portalin KOHA, ka mbajtur anën e Vetëvendosjes në mosmarrëveshjen e krijuar për marrëveshjen për qeverisje me LDK-në. Ajo e ka quajtur të paarsyeshme kërkesën e LDK-së që të ketë edhe pozitën e presidentit të vendit, e madje ka kontestuar edhe kërkesën që […]
Publicistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, në shkrimin e radhës të publikuar në portalin KOHA, ka mbajtur anën e Vetëvendosjes në mosmarrëveshjen e krijuar për marrëveshjen për qeverisje me LDK-në.
Ajo e ka quajtur të paarsyeshme kërkesën e LDK-së që të ketë edhe pozitën e presidentit të vendit, e madje ka kontestuar edhe kërkesën që partia e udhëhequr nga Isa Mustafa të drejtojë ministritë kryesore të vendit.
“VV-ja dhe LDK-ja duhen të vendosin nëse janë që t’i ndryshojnë të këqijat që i trashëgojnë nga krejt qeveritë paraprake, përfshirë edhe gabimet e vetë LDK-së, apo janë të interesuar të akomodojnë njerëz që mund t’iu bëjnë probleme në parti, po qe se mbeten pa ndonjë post.” – shkruan ajo ndër rreshtash.
Qeverinë Haradinaj, Surroi e ka cilësuar si “më të keqen” që ka pasur Kosova ndonjëherë, dhe bën përgjegjëse direkte Vetëvendosjen dhe LDK-në sa i përket zgjatjes së jetës së saj, përcjell Periskopi.
Data përfundimtare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është 27 dhjetori, dhe kjo përmendet po ashtu me shqetësim nga Surroi, si një arsye për t’u ngutur që të bëhet marrëveshja për koalicionin qeveritar mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.
Për ta lexuar të plotë shkrimin, iu ftojmë të klikoni KËTU.
Iu kujtojmë se mbrëmë një gazetë e afërt me Policinë e Kosovës, Indeksonline, kishte raportuar se Vetëvendosje kishte lëshuar pe për pozitën e presidentit, por një gjë e tillë ishte mohuar nga partia e Kurtit për portalin Periskopi.












