Sulm në një spital në Çeki, vriten 6 persona

Gjashtë persona janë vrarë nga një sulm në një spital në Republikën Çeke. Sulmuesi i dyshuar ndodhet në arrati. Ministri i brendshëm, Jan Hamacek, tha se policia u njoftua për këtë sulm në orën shtatë të mëngjesit të së martës, I cili ndodhi në qytetin Ostrava, në pjesën verilindore të vendit, shkruan BBC. Sipas raportimeve […]
Gjashtë persona janë vrarë nga një sulm në një spital në Republikën Çeke.
Sulmuesi i dyshuar ndodhet në arrati.
Ministri i brendshëm, Jan Hamacek, tha se policia u njoftua për këtë sulm në orën shtatë të mëngjesit të së martës, I cili ndodhi në qytetin Ostrava, në pjesën verilindore të vendit, shkruan BBC.
Sipas raportimeve të medieve lokale, sulmuesi i qëlloi me armë viktimat në klinikën e traumatologjisë, ndërsa më vonë të gjithë personat që ndodheshin brenda ndërtesës janë evakuuar.
“Policia është duke e kërkuar sulmuesit në mënyrë intensive”, njoftuan autoritetet.
Në raportimet e medieve çeke thuhet se sulmuesi ishte një burrë i veshur me xhaketë të kuqe dhe ai qëlloi me armë në njërin prej departamenteve të pacientëve që nuk janë të caktuar për qëndrim të gjatë në spital.












